“Dua të shkoj në kazino”/ Në grahmat e fundit të jetës të moshuarit i plotësohet dëshira para se të ndërrojë jetë!

Një lojë e fundit në kazino përpara se të mbyllte sytë përgjithmonë. Kjo ishte dëshira e fundit e Hans Zandbergen, 69 vjeç, i cili vuante nga kanceri në fazë terminale në mushkëri, që e kishte lënë në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Ai e dinte se i kishin mbetur edhe pak ditë jetë.

Prandaj, kur iu dha mundësia të shprehte dëshirën e tij të fundit, nuk pati asnjë dyshim: dëshironte të rikthehej në kazinonë e tij të preferuar në Roterdam të Holandës, ku dikur shkonte për të luajtur së bashku me bashkëshorten e tij, e cila kishte ndërruar jetë prej kohësh.

Dëshira e tij u bë realitet falë organizatës holandeze “Stichting Ambulance Wens” (Fondacioni Ambulanca e Dëshirave), një organizatë vullnetare e njohur në të gjithë vendin për misionin e saj të veçantë: përmbushjen e dëshirave të fundit të pacientëve në fazë terminale, të cilët nuk janë më në gjendje të kujdesen vetë për veten.

Vullnetarët përgatitën një ambulancë të posaçme dhe, duke marrë të gjitha masat e nevojshme mjekësore, e transportuan Hansin deri në hyrjen e kazinosë. Aty nuk e prisnin vetëm punonjësit e institucionit, por edhe vajzat e tij dhe të afërmit më të ngushtë, të cilët kishin vendosur ta kthenin një moment të mbushur me trishtim në një festë të vogël familjare.

Pasi hyri në kazino, Hans u vendos në një barelë të posaçme, përballë makinës së tij të preferuar të bingove. Për dy orë me radhë, mes habisë dhe emocioneve të klientëve të tjerë, 69-vjeçari luajti dhe buzëqeshi, i rrethuar nga dashuria e familjarëve të tij.

Mbrëmja vijoi me një darkë me gatime peshku në restorantin e kazinosë, një tjetër dëshirë që Hans kishte kërkuar ta realizonte përpara se të ndërronte jetë. Në fund të mbrëmjes, me ironinë e hollë që e kishte karakterizuar gjithmonë, Hans u kthye nga vajzat e tij dhe komentoi rezultatin e lojës: “Arrita ta mbyll pa humbje dhe pa fitim. Dhe kjo do të thotë të fitosh me të vërtetë”.

Rezultate Live

LIVE
Superliga (Shqipëri)E plotë
Vora2–2Dinamo Tirana
PËRFUNDUAR
1.MFL (Maqedoni)E plotë
Vardar Skopje0–1Struga
PËRFUNDUAR
Premier LeagueE plotë
Newcastle0–1Everton
PËRFUNDUAR
Sport Flash
  • Partizani jep shenja jete, fiton ndaj Teutës
  • Kategoria e Parë/ Iliria shkëputet në krye, fitore të rëndësishme për Besën, Flamurtarin, Bylisin dhe Korabin
  • UEFA Nations League/ Programi i Kombëtares, trajneri Maran shpall listën dhe del në konferencë të shtunën, më 7 nëntor
  • Ndeshja ndaj Interit, tekniku i Feyenoord: Kanë cilësi dhe përvojë, por ne mund t’i mposhtim!
  • Kombëtarja e futbollit U15 e vendos Shqipërinë në çatinë e Botës
Kurioziteti i ditës

Qyteti i Meksikës zbret rreth 25 centimetra çdo vit.

Kjo ndodh sepse uji nëntokësor nxirret për ujitje dhe përdorim urban, duke bërë që toka të ngjeshjet dhe të ulet gradualisht.

Oferta e ditës · 360AlbTours

Apollonia Day Tour from Vlora

Nga 55€ / grup

Shiko detajet →

Video & Foto e ditës

Video e ditës

Serbia kujton 16 viktimat e shembjes së stacionit hekurudhor në Novi Sad

Nebula në formën e një kafshe fiton konkurs
Foto e ditës

Nebula në formën e një kafshe fiton konkurs

Një nebulë e errët me ngjyrë kafe, që duket si një kafshë, rrethuar nga zona blu të nebulave reflektuese, fitoi konkursin e Observatorit Mbretëror.

Më të lexuarat

Vlora
Destinacioni i javës · 360AlbTours

Vlora

Vlora, perla e jugperëndimit shqiptar, është një qytet me histori mijëravjeçare që të magjeps me thellësinë e saj kulturore dhe trashëgiminë e pasur ilire. Këtu, mbi brigjet e Adriatikut, rrihet zemra e pavarësisë shqiptare — pikërisht në këtë qytet u ngrit flamuri historik më 28 nëntor 1912. Kështjella madhështore e Kaninës, e cila ka parë kalimin e normanëve, venezianëve dhe osmanëve, qëndron si dëshmitare e heshtur e shekujve, ndërsa Kalaja e Skelës të fton të zhytesh në misteret e një porti që dikur furnizonte gjithë Ilirinë me kripë, verë e ulliri. Vlora është destinacioni i rrallë ku historia, deti dhe kultura shkrihen në një përvojë të paharrueshme.

Shiko ofertat në 360AlbTours →

Sot në histori

1800

John Adams është presidenti i parë amerikan i cili jetoi në Shtëpinë Ekzekutive më vonë emëruar Shtëpia e Bardhë.

1922

Dha dorëheqje sulltani i fundit i Perandorisë Osmane, Mehmedi VI.

1950

Nacionalistët portorikan Griselio Torresola dhe Oscar Collazo tentuan të vrasin presidentin amerikan Harry S. Truman në Blair House.

1951

U krijua Universiteti Bujqësor i Tiranës si Institut i Lartë Bujqësor

1956

U formua shteti Kerala në Indi.

1982

U bë përurimi i Muzeut Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Leave a Reply