“Dialog”: Kryeministri Rama vendos sërish karriget para Kryeministrisë

Kryeministri Edi Rama ka rivendosur ditën e sotme karriget simbolike me mbishkrimin “Dialog” në shkallët e godinës së Kryeministrisë, duke i ftuar sërish protestuesit dhe studentët të ulen në tryezën e bisedimeve.

Përmes një deklarate publike, kreu i qeverisë nëvizoi se e drejta e protestës është e garantuar, por dënoi ashpër përdorimin e dhunës dhe dëmtimin e pronës publike e private gjatë ditëve të fundit.

Lidhur me thirrjen e përsëritur për komunikim dhe qëndrimin e qeverisë, Rama u shpreh:

“Ka një mijë e një pakënaqësi, një mijë e një halle, një mijë e një probleme, mund të ketë edhe 1001 arsye për të protestuar, por asnjë arsye nuk e justifikon dhunën. Çdo arsye është një argument më shumë për dialogun mes njerëzve që ndajnë të njëjtin atdhe, mes njerëzish që ndajnë një atdhe, që kanë të njëjtën shtëpi të përbashkët, mes njerëzish që duan të njëjtën gjë në fund, si ta bëjnë Shqipërinë më të mirë. E drejta e protestës është e pamohueshme, dhuna është krim i ndëshkueshëm. Dje dialogu mori përgjigjen e dhunës. Sot dialogu është këtu përsëri. Dora ime është e shtrirë për këdo që mendon ndryshe nga unë dhe që mendon ndryshe nga shumica e terrorizuar nën trysninë e dhunës. Kush dëmton pronën e përbashkët dhe pasurinë e tjetrit do të paguajë.”

Rivendosja e karrigeve vjen në ditën e nëntë të manifestimeve në kryeqytet, ndërsa qeveria paralajmëron përgjigje ligjore dhe financiare ndaj çdo akti të dhunshëm apo dëmtimi material gjatë tubimeve.

Rezultate Live

LIVE
Sot nuk ka ndeshje të përzgjedhura.
Sport Flash
  • VIDEO/ Barazim me gola supersfida e Champions, fitojnë Interi dhe Reali
  • VIDEO/ Como turpëron United në Champions, Galatasaray ia del në Francë
  • Ndeshja ndaj Egnatias, trajneri i Aarhus: Na duhen 3 pikët, japim maksimumin
  • Transferta, tabuja e shkodranëve, gjashtë muaj pa fitore jashtë fushe
  • Leclerc dhe krahasimi me legjendat, piloti monegask ende pa kurorë në Formula 1
Kurioziteti i ditës

Sherlock Holmes nuk e tha kurrë frazën ‘Elementary, my dear Watson’ në librat origjinalë të Arthur Conan Doyle.

Kjo fraza e famshme u shfaq më vonë në përshtatjet e filmave dhe televizionit, jo në veprat origjinale. Është një shembull i përkryerjes kulturore ku diçka e sajuar është përhapur më shumë se sa e vërteta.

Oferta e ditës · 360AlbTours

Apollonia Day Tour from Vlora

Nga 55€ / grup

Shiko detajet →

Video & Foto e ditës

Video e ditës

Shikoni: Raftet bosh në Italinë jugore mes protestave të kamionistëve për karburant

Dolly Parton: Një Jetë në Fotografi
Foto e ditës

Dolly Parton: Një Jetë në Fotografi

Dolly Parton fotografuar gjatë viteve 1970, duke shfaqur stilin e saj karakteristik dhe bukurinë e njohur të kësaj legjende të muzikës country.

Më të lexuarat

Tirana
Destinacioni i javës · 360AlbTours

Tirana

Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është një qytet që bashkon historinë e lashtë me dinamikën e një metropoli modern në zhvillim të vrullshëm. Ndërtesa të rindërtuara dhe objekte fetare të restauruara pas viteve të errëta të regjimit komunist i japin qytetit një karakter unik dhe të papërsëritshëm. Parqet e gjelbra, bulevardet monumentale dhe arkitektura e shumëllojshme krijojnë një ambient të këndshëm ku vizitori ndihet i ftuar të zbulojë çdo cep të kryeqytetit. Për dashamirët e natyrës, Mali i Dajtit me lartësinë e tij madhështore prej 1612 metrash dhe peizazhet e kodrave përreth ofrojnë një arratisje të papritur nga zhurma e qytetit.

Shiko ofertat në 360AlbTours →

Sot në histori

1371

Beteja e Maricës

1399

Enriku IV shpallet mbret i Anglisë

1580

Admirali Francis Drejk kthehet ne Angli me thesar nga Spanja.

1777

Trupat britanike okupojnë Filadelfian gjatë Revolucionit Amerikan.

1954

Porositet nëndetësja USS Nautilus, i pari i lëvizur nga një reaktor nuklear

1960

Debati i parë televiziv mes kandidatëve për president në Çikago u zhvillua mes republikanit Riçard Nikson dhe demokratit Xhon Kenedi.

Leave a Reply

Discover more from

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading