Nxënës të shkollave të mesme të përgjithshme nga e gjithë Tirana dhe rrethinat e Kamza, po mblidhen nga të katër anët e kryeqytetit me synim rikthimin sot në ditën e katërt të protestës, tek ministria e Arsimit.
Thuajse të gjitha shkollat shtetërore janë bojkotuar, nuk po zhvillohet mësim edhe sepse drejtoritë e tyre dhe mësuesit kanë orientuar prindërit që të shmangin sjelljen e nxënësve edhe sot.
Edhe universitetet, ato shtetërore dhe private, as sot nuk po zhvillojnë mësim.
Situata duket se po përsërit ngjarjet e tre ditëve pararendëse sepse kanë nisur incidentet e para edhe këtë mëngjes.
Në shkollën e mesme “Hydajet Lezha” të qytetit të Lezhës, janë mbledhur nxënës dhe prindër dhe po konfrontohen me policinë e cila po tregohet energjike përballë pjesëmarrësve në protestë.
Gjimnazistët kanë tentuar të futen tek bashkia, por nuk kanë arritur të kalojnë dot kordonin e krijuar nga policia.


Leave a Reply