Vijon të mbetet e qetë protesta e studentëve dhe e pedagogëve të bashkuar këtë të martë përpara godinës së Kryeministrisë, ndërsa manifestuesit kanë ndërmarrë një tjetër akt simbolik reagimi.
Gjatë qëndrimit përpara godinës qeveritare, një grup protestuesish kanë ngjitur në muret e jashtme të Kryeministrisë disa fotografi që dokumentojnë momentet e përplasjeve me forcat e policisë gjatë tetë ditëve të protestës. Krahas fotove, protestuesit kanë vendosur edhe mbishkrimin ironizues “DIALOG??”.
Kjo veprimtari vjen pak orë pasi protestuesit refuzuan zyrtarisht ftesën e kryeministrit për bisedime, duke hequr nga shkallët e godinës karriget që mbanin mbishkrimin “Dialog”.


Leave a Reply