Mesfushori shqiptar i përfaqësueses së Zvicrës, Granit Xhaka, është dënuar me gjobë me kusht nga autoritetet gjyqësore zvicerane, pas hetimeve lidhur me pajisjen me një certifikatë të rreme vaksinimi kundër COVID-19.
Sipas vendimit të Prokurorisë, masa e dënimit përfshin 50 kuota ditore me një vlerë prej 3 mijë frangash zvicerane secila, duke e çuar shumën totale në 150 mijë franga (rreth 14.75 milionë lekë). Ekzekutimi i kësaj gjobë është pezulluar dhe futbollisti nuk do të detyrohet ta shlyejë atë, me kusht që të mos kryejë shkelje të tjera ligjore gjatë një periudhe prove prej dy vitesh.
Lidhur me shpenzimet administrative dhe procedurale të këtij procesi hetimor, është konfirmuar se ato janë mbuluar dhe shlyer tëpërtisht nga vetë sportisti.


Leave a Reply