Vuçiç: Ndërkombëtarët e kanë më për zemër Ramën sesa mua. Malazezët edhe më shumë

Presidenti i dorëhequr i Serbisë ka sulmuar ashpër bashkimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës për zgjedhjet parlamentare. Në një intervistë për median Informer në Beograd, ai e quan këtë zhvillim si vepër të “armiqve të Serbisë”.

“Tani për zgjedhjet, partitë shqiptare janë të bashkuara për herë të parë, sepse i bashkoi jo vetëm Kurti, por edhe të tjerë nga jashtë. Për herë të parë, të gjithë shkojnë së bashku, e vunë më të keqin dhe më të ligun midis tyre, Shaip Kamberin, në krye të listës. I bashkuan të tre partitë për të filluar çështjen e të ashtuquajturës Luginë të Preshevës dhe mendojnë se po e ngrenë atë përmes këtij mercenari të tyre, Joe Wilson. Është pikërisht ai për të cilin N1 dhe studentët e rremë këtu janë krenarë, një mercenar klasik i shqiptarëve si Menendez. Ata do të kalojnë përmes tij, atje do të pranohen nga ambasadorë të ndryshëm. Po përpiqem shumë dhe nuk do t’i lejoj ta bëjnë këtë”, deklaroi Aleksandër Vuçiç.

Ai pati një koment kritik për kryeministrin shqiptar, Edi Rama, ndërsa përmendi ‘Revolucionin Flamingo’, Ballkanin e Hapur dhe cili prej tyre është më i preferuari nga ndërkombëtarët.

“Arsyeja e parë ishte se duhej shkatërruar Open Ballkan, sepse Ballkani nuk duhet t’u përkasë këtyre popujve. Edi Rama nuk është sipas qejfit të tyre, është tepër i pavarur. Ata e kanë më për zemër atë sesa mua. Unë jam krejtësisht i pavarur, ndaj njerëz të tillë nuk më duan aspak, megjithëse më respektojnë. Më shumë u pëlqejnë ata në Mal të Zi. Ku bëjnë këta një shenjë, ata hidhen menjëherë për ta zbatuar”, tha Vuçiç.

Ai gjithashtu akuzoi Kroacinë se po kërkon të ndërhyjë në çështjen e Vojvodinës në Serbi. Gjatë intervistës, Vuçiç e krahasoi disa herë veten me Sllobodan Millosheviçin, ish liderin serb që ndërmori luftëra gjenocidiale në ish- Jugosllavi. Bartësi i listës “Serbia e Bashkuar”, Aleksandër Vuçiç foli edhe për luftëra të mundshme duke përsëritur frazën se të gjithë po armatosen në rajonin tonë.

Rezultate Live

LIVE
Sot nuk ka ndeshje të përzgjedhura.
Sport Flash
  • Premier League/ Arsenal fitore me përmbysje ndaj Leeds, sukses spektakolar për Chelsea, “ngec” United ndaj Tottenham
  • Serie A/ Inter mund pastër Parmën dhe ruan kreun, rikthehet te fitorja Napoli
  • Legjionarët/ Muçi gjithmonë e më shumë lider te Trabzonspor, vjen goli i dytë sezonal në Turqi
  • Abissnet Superiore/ Rikthehet kampionati, Teuta vijon marshimin, nuk ka fitues në Elbasan
  • Luajti katër ndeshjet me Kombëtaren dhe shënoi, futbollisti kuqezi merr lajmin e keq nga klubi
Kurioziteti i ditës

Zoti nuk përmendet as një herë në librin e Esterës.

Libri i Esterës është i vetmi libër në Biblën hebraike ku emri i Zotit nuk shfaqet drejtpërdrejt, edhe pse shumica e studiuesve përfshin elemente spirituale në rrjedhën e ngjarjeve.

Oferta e ditës · 360AlbTours

Gjirokastra Day Tour from Vlora

Nga 190€ / grup

Shiko detajet →

Video & Foto e ditës

Video e ditës

Panik në Panama pasi goditet tërmeti 7.7, shembja e katedrales dhe përhapja e paralajmërimeve për cunami

Nebula në formën e një kafshe fiton konkursin
Foto e ditës

Nebula në formën e një kafshe fiton konkursin

Një nebulë e errët kafe në formën e një kafshe, e rrethuar nga zona blu që përfaqësojnë nebula reflektimi, fitoi konkursin e Observatorit Mbretëror.

Më të lexuarat

Kruja
Destinacioni i javës · 360AlbTours

Kruja

Kruja, qyteti legjendar i Shqipërisë qendër-veriore, të magjeps me historinë e saj të pasur dhe atmosferën e papërsëritshme të një krahine trimërie. Kalaja e famshme e Krujës, ku Skënderbeu mbrojti me guxim lirinë e kombit kundër pushtuesit osman, shtrihet mbi kodrat dhe fton çdo vizitor të udhëtojë nëpër shekuj heroizmi. Rrugët e qytetit të lashtë i dhurojnë udhëtarit jo vetëm kujtimin e betejave epike, por edhe bukurinë e arkitekturës tradicionale shqiptare. Dhe për ta plotësuar këtë përvojë unike, tregjet lokale me zejtarinë e rajonit të ofrojnë suvenire autentike që mbartin në vete shpirtin e Krujës.

Shiko ofertat në 360AlbTours →

Sot në histori

1371

Beteja e Maricës

1399

Enriku IV shpallet mbret i Anglisë

1580

Admirali Francis Drejk kthehet ne Angli me thesar nga Spanja.

1777

Trupat britanike okupojnë Filadelfian gjatë Revolucionit Amerikan.

1954

Porositet nëndetësja USS Nautilus, i pari i lëvizur nga një reaktor nuklear

1960

Debati i parë televiziv mes kandidatëve për president në Çikago u zhvillua mes republikanit Riçard Nikson dhe demokratit Xhon Kenedi.

Leave a Reply

Discover more from

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading