Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka reaguar lidhur me zhvillimet që përfshijnë ish-drejtoren e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, duke shprehur besim të plotë te punët e organeve të reja të drejtësisë.
Përfaqësia e BE-së bëri me dije se nuk komenton procese konkrete që ndodhen në fazë hetimore, por konfirmoi se ndjek nga afër të gjitha çështjet që lidhen me shtetin e së drejtës dhe reformën në drejtësi.
Në qëndrimin zyrtar u nërmend se institucionet evropiane kanë besim te kapacitetet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për të hetuar dhe ndjekur penalisht rastet e korrupsionit dhe krimit të organizuar në vend.
Kjo deklaratë pason qëndrimin e mbajtur më herët edhe nga Komisioni Evropian, i cili rikonfirmoi mbështetjen për ecurinë e reformave dhe hetimet e ndërmarra nga SPAK.


Leave a Reply