Ndryshim kursi në Uashington: Trump parashikon marrëveshje me Kubën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë një deklaratë të papritur këtë të shtunë, duke parashikuar se Uashingtoni dhe Havana do të arrijnë një marrëveshje dypalëshe dhe se opsioni i ndërhyrjes ushtarake nuk do të jetë i nevojshëm.

Gjatë një prononcimi për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë përpara nisjes së tij drejt Tenesit, kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se synimi i administratës së tij mbetet hapja e ishullit karribian.

“Do të thoja se Kuba dhe ne do të bëjmë një marrëveshje. Nuk mendoj se do të na duhet ushtria. Ne duam ta ndihmojmë Kubën. Ne duam ta hapim Kubën për popullin tonë”, u shpreh Trump përpara gazetarëve.

Kjo deklaratë vjen pas një periudhe me tensione të larta gjeopolitike. Administrata amerikane ka deklaruar hapur synimin për ndryshimin e regjimit në Havana, ndërsa bllokada e naftës e vendosur nga SHBA-së në fillim të këtij viti e ka zhytur ishullin në një krize të thellë energjetike, të shoqëruar me mungesa të theksuara karburanti dhe ndërprerje të gjata të energjisë elektrike.

Presioni mbi Kubën u rrit gjithashtu pas veprimeve ushtarake të SHBA-së në janar që çuan në rrëzimin e presidentit venezuelian Nicolás Maduro, çka i hoqi Havanës aleatin kryesor ekonomik në rajon.

Ndryshimi i tonit nga Trump vjen vetëm pak ditë pasi ai e cilësoi Kubën si një “shtet të dështuar” gjatë fjalimit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku deklaroi se “liria do të vijë në kombin ishullor”, fjalim ky që nxiti largimin e delegacionit kubanez nga salla.

Nga ana tjetër, reagimi nga Havana nuk ka vonuar. I pranishëm në OKB këtë të shtunë, ministri i Jashtëm i Kubës, Bruno Rodríguez, u shpreh se vendi i tij mbetet përherë i hapur për dialog dhe marrëdhënie tregtare me kompanitë amerikane, ndonëse dënoi ashpër embargon më shumë se 60-vjeçare që SHBA-të mbajnë ndaj ishullit.

Kuriozitet i ditës

auto
Për çdo person në Tokë, ka një milion milingona.
Burimi: djtech.net

Oferta e ditës

auto
Vlora Surroundings – Zvernec & Llogara National Park Tour
Vlora Surroundings – Zvernec & Llogara National Park Tour
Nga 90€ / grup
Shiko detajet →

Destinacioni i javës

auto
Prishtina
Prishtina
Prishtina, kryeqyteti i Kosovës, është një qytet që gërshezon historinë mijëvjeçare me dinamizmin e një metropoli modern. Rrënojat e qytetit antik romak të Ulpianës, dikur ndër qytetet më të rëndësishme të Gadishullit Ballkanik, të çojnë me imagjinatë drejt epokave të lashta ilire dhe romake. Parku i magjishëm i Gërmisë, i shtrirë në lindje të qytetit, fton vizitorët të shijojnë gjelbërimin e pasur dhe qetësinë e natyrës, vetëm pak minuta larg qendrës së zhurmshme. Prishtina është një destinacion që nuk mund të lihet jashtë çdo itinerari ballkanik — një qytet ku çdo rrugicë rrëfen një histori dhe çdo shesh fton për eksplorim.
Nëse dëshironi të vizitoni Prishtina, kontaktoni 360AlbTours →

Rezultate Live

auto
1st Division · 90′
Kastrioti Krujë 1 – 0 Flamurtari
S’KA NISUR
AC Milan vs Benfica
S’KA NISUR
Barcelona vs Racing Santander
S’KA NISUR
Manchester United vs Brighton
Basketboll
CSM Oradea – Aek

Moti

auto
Tiranë26°C
Përditësuar: 18:00 · Burimi: Open-Meteo

Kursi i këmbimit

auto
USD79.46 L
EUR91.71 L
Përditësuar: 16.09.2026 · Burimi: Banka e Shqipërisë

Sport

auto
Spanja, zyrtarizohet e ardhmja e trajnerit

Europa League, Spalleti: Jemi gati, kompeticion i rëndësishëm!

Kategoria e Parë/ Mbyllet java e tretë, fitojnë Besa, Pogradeci, Kastrioti e Sopoti

“Është për Seria A”, trajneri i thur elozhe yllit të Kombëtares shqiptare: I destinuar për 20 gola

I shënoi gol Serbisë, Manaj pas vendimit të turpshëm të Hagës: UÇK nuk është vetëm një emër, por sakrificë
Përditësuar: 16.09.2026

Sot në histori

auto

1400 – Owain Glyndŵr shpallet Princ i Uellsit nga ndjekësit e tijë.

1812 – Rusët i vënë zjarrin Moskës menjëherë pas mesnate, qyteti do të digjet në tërësi ditët e ardhëshme.

1908 – U themelua kompania General Motors.

1919 – Inkorporohet American Legion.

1975 – Papua New Guinea pavarësohet nga Australia.

1975 – Prototipi MiG-31 bën fluturimin e parë.

Video e ditës

auto
Protestuesit pro-LGBTQ janë arrestuar
Përditësuar: 16.09.2026 · Burimi: Euronews No Comment

Foto e ditës

auto
Foto: Getty Images / BBC · Eklipsi total diellor magjeps miliona njerëz, ndërsa dy grupe shikohen si silueta kundër qiellit të ndriçuar.

Leave a Reply

Discover more from

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading