Sektori bankar shqiptar shënoi gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2026 mbi 107 mijë disbursime kredie, duke konfirmuar një dinamikë pozitive të huadhënies. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, numri total i disbursimeve arriti në 107 091, duke shënuar një rritje prej 1.2% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Bizneset mbetën segmenti kryesor, duke përfaqësuar 56% të totalit me 59 887 disbursime, një rritje e ndjeshme prej 11.3% krahasuar me vitin e mëparshëm. Në anën tjetër, kreditimi i individëve shënoi rënie, me 47 204 disbursime, ose 9% më pak se një vit më parë.
Megjithatë, vlera e kredisë së re ndjek një trajektore rritëse. Për shtatë muajt e parë të vitit 2026 janë disbursuar gjithsej 261.1 miliardë lekë kredi të re, me rritje prej 12.6%. Individëve u janë dhënë 87.3 miliardë lekë, ndërsa bizneset kanë përfituar 172.9 miliardë lekë.
Një moment i rëndësishëm shënoi fundi i korrikut, kur portofoli total i kredisë për ekonominë kaloi për herë të parë kufirin e 1 trilion lekëve, duke u rritur me 12% krahasuar me një vit më parë.
Foto: Towfiqu barbhuiya / Unsplash

Leave a Reply