Qeveria ndryshon ligjin për objektet e konfiskuara, si do mbrohen blerësit me kontrata porosie

Qeveria shqiptare miratoi sot një paketë ndryshimesh në ligjin që rregullon administrimin e ndërtimeve të konfiskuara, duke synuar krijimin e një modeli të unifikuar dhe më efektiv të menaxhimit të këtyre pronave.

Ndryshimet parashikojnë krijimin e një fondi të posaçëm financiar, i dedikuar ekskluzivisht për ndërtimet pa leje të konfiskuara, i cili do të përdoret për përfundimin e punimeve të lëna pezull. Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, e njohur si AAPSK, do të jetë institucioni kryesor përgjegjës për zbatimin e këtij procesi.

Një nga risitë më të rëndësishme të draftit lidhet me njohjen e të drejtave të blerësve që kanë lidhur kontrata noteriale me zhvilluesit para konfiskimit, si dhe me pronarët e truallit, të cilët do të kenë të drejtë të përfitojnë njësitë që u takojnë sipas marrëveshjeve të mëparshme.

Projektligji parashikon gjithashtu mundësinë e legalizimit të objekteve me shkelje të lejes së ndërtimit, ku punimet strukturore janë përfunduar dhe njësi individuale posedohen nga persona të tretë me kontrata të vlefshme noteriale.

Për ndërtimet e papërfunduara, subjektet zhvilluese do të mbajnë përgjegjësi financiare, ndërsa në rast moszbatimi parashikohet bllokimi i llogarive bankare dhe aseteve të tyre.

Foto: Sasun Bughdaryan / Unsplash

Kursi i këmbimit

auto
USD79.63 L
EUR92.16 L
Përditësuar: 02.09.2026 · Burimi: Banka e Shqipërisë

Sport

auto
• Michael Vaughan kritikon rritjen 43% të çmimit të biletave për testin e Ashes në Edgbaston vitin e ardhshëm.

• Artikulli rendit 10 transferimet më të rëndësishme në historinë e Premier League që ndryshuan lojën.

• Aryna Sabalenka, kampioneja në mbrojtje të titullit, kaloi në raundin e tretë të US Open dhe pati një shkëmbim të ashpër me një gazetare.
Përditësuar: 03.09.2026

Sot në histori

auto

-36 – Në Betejën e Naulokhosit, Markus Vipsanius Agrippa, admirali i Oktavianit, e mundos Sekston Pompeun, birin e Pompeut, duke përfunduar kështu rezistencën pompeiane ndaj Triumviratos të Dytë.

1978 – Gjatë Luftës në Bushveld të Rodesias, një grup guerilash të ZIPRA-s rrëzoi një aeroplan civil Vickers Viscount (Fluturim 825 i Air Rhodesia) me një raketë SAM Strela-2 të fabrikuar në Bashkimin Sovjetik; nga 56 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit, 38 persona u vdiqën në rrëzim, ndërsa 10 u vranë në masë nga guerilat në vendin e ngjarjes.

Video e ditës

auto
Lojërat Botërore të Nomadëve sjellin në jetë traditat e lashta në Kirgistan
Përditësuar: 02.09.2026 · Burimi: Euronews No Comment

Foto e ditës

auto
Autori: Higa4 · 火あぶり地蔵尊(草加市瀬崎)

Leave a Reply

Discover more from

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading