Kostot e ndërtimit në Shqipëri kanë shënuar një rritje të lehtë gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026, me pagat si faktorin kryesor shtytës, ndërsa sektori vazhdon të përballet me mungesë të fuqisë punëtore vendase.
Të dhënat e INSTAT tregojnë se Indeksi i Kushtimit në Ndërtim arriti në 114,7 pikë për këtë periudhë, duke shënuar një rritje vjetore prej 1,1%, e njëjta normë si në tremujorin e dytë të vitit 2025. Krahasuar me tremujorin paraardhës, indeksi u rrit me 0,3%.
Ndër grupet kryesore, shpenzimet për paga patën rritjen më të ndjeshme vjetore, me 4,3%, pasuar nga kostot e tjera me 3,0%, shpenzimet e transportit me 1,5% dhe ato të makinerie me 1,2%. Në kahun e kundërt, shpenzimet materiale shënuan ulje me 0,6%, ku materialet e ndërtimit zbritën me 0,9%.
Zhvillimet në sektorin e ndërtimit pasqyrohen drejtpërdrejt në çmimet e banesave. Në Tiranë, çmimi mesatar për metër katror ka tejkaluar 2,000 euro, një nivel shumë herë më i lartë se dy dekada më parë, kur tregti kryhej rreth 400-500 eurove, duke i paraprirë ndjeshëm rritjes së pagave.
Foto: Josh Olalde / Unsplash

Leave a Reply