Ankandi i fundit i obligacioneve 20-vjeçare shënoi një rritje të lehtë të yield-it, duke konfirmuar tendencën e korrektimit në rritje të kthimeve të instrumenteve financiare afatgjata në tregun vendas.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se yield-i mesatar i ponderuar arriti në 6.54%, nga 6.5% që kishte qenë gjatë emetimit fillestar të këtyre titujve në muajin maj. Kërkesa e investitorëve u dyfishua krahasuar me ankandin fillestar, duke tejkaluar tre miliardë lekë, ndaj shumës prej 1.5 miliardë lekësh të shpallur fillimisht. Ministria e Financave vendosi ta rrisë vlerën e emetimit në 1.725 miliardë lekë.
Pavarësisht rritjes së lehtë të yield-it, ankandi solli një zbutje të pjerrësisë së kurbës së kthimeve të titujve qeveritarë, kryesisht si pasojë e rritjes së interesit të investitorëve.
Ndërkohë, presionet inflacioniste po intensifikohen, të nxitura nga tensionet gjeopolitike që mbajnë çmimet e naftës në nivele të larta. Çmimi i gazoilit ka arritur afër 220 lekëve për litër, ndërsa inflacioni në korrik shënoi 3.4%, nivelin më të lartë në dy vjet e gjysmë. Banka e Shqipërisë mban normën bazë në 2.5%, duke pritur vendimmarrjen e radhës më 7 tetor, ndonëse skenarët për një rritje të moderuar të normave brenda vitit po fit
Foto: Maxim Hopman / Unsplash

Leave a Reply