Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi Deklaratën dhe Raportin e Stabilitetit Financiar për gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, duke vlerësuar se sistemi financiar ka funksionuar në mënyrë të qëndrueshme gjatë kësaj periudhe.
Sektori bankar shënoi zgjerim të aktivitetit, i mbështetur kryesisht nga rritja e depozitave, të cilat u kanalizuan drejt kreditimit dhe investimeve në tituj. Rezultati financiar neto mbeti pozitiv, edhe pse më i ulët krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës.
Rreziqet e identifikuara, si ato që lidhen me ndërlidhjet ndërmjet sektorëve, ashtu edhe ato të brendshme të sektorit bankar, vlerësohen të jenë në nivele të menaxhueshme. Treguesit e qëndrueshmërisë dhe testet e stresit konfirmojnë se sistemi është në gjendje t’u përballojë këtyre rreziqeve.
Banka e Shqipërisë rithekson nevojën për forcimin e sistemeve të parandalimit dhe administrimit të rreziqeve, si dhe ruajtjen e niveleve të duhura të kapitalizimit. Nga ana makroekonomike, rritja ekonomike u mbështet nga konsumi, investimet dhe turizmi, duke shoqërohet me rritje punësimi e pagash, ndërkohë që borxhi publik si raport ndaj PBB-së vijoi rënien.
Sistemi financiar shqiptar po i nënshtrohet këtë vit një vlerësimi të pavarur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botër
Foto: Markus Winkler / Unsplash

Leave a Reply