Komisioni i Prokurimit Publik ka urdhëruar rivlerësimin e një tenderi me vlerë rreth 2.64 milionë euro pa TVSH, që ka të bëjë me shërbimin e lavanderisë dhe hotelerisë për pacientët e hospitalizuar në Qendrën Spitalore Rajonale “Shefqet Ndroqi”. Me vendimin nr. 1090/2026, datë 1 shtator, KPP pranoi ankesën e operatorit Abi’s, duke kërkuar nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara kualifikimin e kësaj kompanie, ndërkohë që rrëzoi ankesën e kompanisë italiane Hospital Service SRL.
Tenderi, me fond limit 251.26 milionë lekë, u publikua më 10 qershor, ndërsa faza e shprehjes së interesit u zhvillua më 17 korrik. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave kishte skualifikuar të dy operatorët, duke i njoftuar ata më 22 korrik. Pesë ditë më vonë, autoriteti kontraktor njoftoi anulimin e procedurës.
Skualifikimi i Abi’s kishte ardhur për shkak të certifikatës së kontrollit të biokontaminimit, e cila disponohej me vlefshmëri deri në vitin 2028. KPP vlerësoi se kriteri i tenderit nuk kërkonte që certifikata të lëshohej nga një organ i akredituar posaçërisht dhe se skualifikimi bazohej në kushte të paparashikuara në dokumentacionin e procedurës. Ndaj Hospital Service, komisioni gjykoi se operatori kishte ngarkuar në sistem një certifikatë të skaduar dhe se vlerësimi duhet të mbështetet ekskluzivisht në dokumentet e dorëzuara
Foto: Tima Miroshnichenko / Pexels

Leave a Reply