Policia Kombëtare spanjolle ka nisur një hetim pas vjedhjes së kabllove nga disa gjeneratorë në pistën e re të Formulës 1 në Madrid. Ngjarja u konstatua të dielën në një nga zonat e tunelit të qarkut, i cili ndodhet në distriktin Barajas, pranë kompleksit të Ifemas. Burime nga Policia Kombëtare kanë konfirmuar për agjencinë “EFE” se incidenti është duke u hetuar.
Pista, e njohur si “Madring”, shtrihet në një gjatësi prej 5,4 kilometrash dhe përfshin 22 kthesa, me disa sektorë urbanë që e bëjnë atë të veçantë ndër qarqet e Formulës 1. Ajo do të presë Çmimin e Madh të Spanjës, garën e 14-të të Kampionatit Botëror, nga data 11 deri më 13 shtator.
Javën e kaluar, “Madring” organizoi me sukses testet e Formula 3, ku mbi 30 pilotë patën mundësinë të njiheshin me pistën e re. Megjithatë, qarkut nuk i kanë munguar kritikat, pasi banorët e zonës kanë shprehur pakënaqësi për nivelin e lartë të zhurmës së gjeneruar gjatë aktiviteteve sportive.
Foto: Clément Delacre / Unsplash

Leave a Reply