Importet e cigareve në nivelin më të lartë që nga 2013-a, rriten me 5.5% në 7-mujor

Importet e cigareve në Shqipëri kanë shënuar rritje të ndjeshme gjatë shtatë muajve të parë të vitit 2026, duke arritur nivelin më të lartë që nga viti 2013. Të dhënat e Ministrisë së Financave tregojnë se në periudhën janar-korrik u importuan 2,017 tonë cigare, kundrejt 1,912 tonëve në të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Kjo përkthehet në një rritje vjetore prej rreth 5.5%, ndërsa në tre vjet rritja kumulative ka arritur në 20%.

Ekspertët e sektorit vlerësojnë se një ndër faktorët kryesorë që ka nxitur zgjerimin e kërkesës është rritja e fluksit turistik. Vetëm në korrik 2026, hyrjet e shtetasve vendas dhe të huaj u shtuan me 6.1% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, sipas INSTAT. Për më tepër, çmimet e cigareve në Shqipëri mbeten dukshëm më të ulëta se në vendet e Bashkimit Europian, gjë që inkurajon turistët europianë të blejnë cigare para largimit.

Kjo prirje rritëse vjen paradoksalisht në kohën kur politika fiskale synon dekurajimin e konsumit të duhanit nëpërmjet rritjes graduale të akcizës, e cila kaloi nga 7,500 lekë në 7,750 lekë për 1,000 fije cigaresh nga janari 2026. Megjithatë, të ardhurat nga akciza po rriten, duke sinjalizuar zgjerim të tregut formal të cigareve.

Foto: Andres Siimon / Unsplash

Kursi i këmbimit

auto
USD79.63 L
EUR92.16 L
Përditësuar: 02.09.2026 · Burimi: Banka e Shqipërisë

Sport

auto
• Chelsea, Everton dhe Monaco mbetën jashtë në një dramë transferimesh që ndodhi në orët e vona të ditës së afatit përfundimtar.

• Kampioneja olimpike në kërcim të gjatë Tara Davis-Woodhall u përfshi në një aksident makine dhe tha se është “e me fat dhe e bekuar që është gjallë”.

• Debakli i Evertonit në ditën e afatit përfundimtar lidhur me Folarin Balogun ka lënë pronarët Friedkin përballë revoltës së tifozëve.
Përditësuar: 02.09.2026

Sot në histori

auto

1998 – Tribunali Ndërkombëtar Penal i Kombeve të Bashkuara për Ruandën e shpalli fajtor Jean-Paul Akayeshun, ish-peshkuesin e një qyteti të vogël në Ruandë, për nëntë akuza të gjenocidit.

1970 – Fluturuesi Aeroflot 3630, një Tupolev Tu-124 në rrugën nga jugu i Rusisë drejt Lituanisë, bie në tokë pasi pilotat humbën kontrollin e aeroplanit në lartësinë e lundrimit midis Aeroportit Rostov-on-Don dhe Aeroportit të Vilniusit, në këmbën e dytë të fluturimit; të 37 pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit humbin jetën.

Video e ditës

auto
Lojërat Botërore të Nomadëve sjellin në jetë traditat e lashta në Kirgistan
Përditësuar: 02.09.2026 · Burimi: Euronews No Comment

Foto e ditës

auto
Autori: I panjohur · Sujet : Opéra national de Paris États d’émargements mensuels avec traitements pour les figurants. – Comporte une table a…

Leave a Reply

Discover more from

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading