Shqipëria vazhdoi të mbajë në 2025 peshën më të lartë të sektorit të ndërtimit në ekonomi krahasuar me çdo vend tjetër në Evropë, duke qëndruar ndjeshëm mbi mesataren e Bashkimit Evropian dhe vendet fqinje të Ballkanit Perëndimor. Sipas të dhënave të Eurostat, ndërtimi përfaqësoi 12.6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të Shqipërisë, ndërsa mesatarja e BE-së qëndron në vetëm 5%, çka do të thotë se ky sektor ka një peshë rreth 2.5 herë më të lartë se sa në bllokun evropian. Asnjë vend tjetër i përfshirë në të dhënat e Eurostat nuk i afrohet këtij niveli. Rumania renditet e dyta me 8.6%, ndërsa Kosova, e treta në renditjen evropiane, regjistroi një pjesë prej 7.8% të PBB-së.
Brenda Ballkanit Perëndimor, Shqipëria dallohet si rast i veçantë. Maqedonia e Veriut regjistroi 6.6%, Bosnja dhe Hercegovina 4.8%, Serbia 4.6%, ndërsa Mali i Zi kishte pjesën më të ulët në rajon me 3.8%. Ndërtimi gjithashtu ka luajtur rol të rëndësishëm në modelin e rritjes ekonomike të Shqipërisë: sektori kontribuoi me 0.54 pikë përqindje në rritjen ekonomike të vendit gjatë 2025, ndërsa prona e paluajtshme shtoi 0.45 pikë të tjera. Megjithatë, bujqësia
Foto: Fatih Beki / Unsplash

Leave a Reply