Të dhënat e Eurostat tregojnë se çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike në Shqipëri u rritën me 3.2% në korrik 2026 në terma vjetorë, një ritëm pesë herë më i lartë se mesatarja e Bashkimit Europian, ku shtrenjtimi shënoi vetëm 0.6%. Kjo ndodh pavarësisht rënies së ndjeshme të euros gjatë verës, që teorikisht do të duhej të lehtësonte çmimet e produkteve të importuara.
Shqipëria renditet e pesta në Europë për inflacionin e ushqimeve mes 36 vendeve të monitoruara nga Eurostat, pas Turqisë me 37.6%, Rumanisë me 4.6%, Qipros me 4.5% dhe Islandës me 4.4%. Në të njëjtën periudhë, norma vjetore e rritjes së çmimeve të ushqimeve në Shqipëri u përshpejtua nga 2.9% në qershor, ndërsa në BE u ngadalësua nga 1%.
Inflacioni i përgjithshëm i harmonizuar në Shqipëri arriti në 3.4% në korrik. Ushqimet dhe pijet joalkoolike kontribuan me 1.09 pikë përqindje, pra gati një të tretën e rritjes totale të çmimeve, duke reflektuar peshën e tyre të lartë prej 34.46% në shportën e konsumit.
Në Ballkanin Perëndimor, Shqipëria shënoi normën më të lartë të inflacionit ushqimor, duke lënë pas Kosovën me 2.7% dhe Malin e Zi me 2.3%, ndërsa
Foto: Alex Hudson / Unsplash

Leave a Reply