Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike, ALPEX, ka nënshkruar një kontratë prej 284.65 milionë lekësh pa TVSH, ekuivalente me rreth 2.97 milionë euro, për zhvillimin e platformave elektronike të tregtimit dhe klerimit të tregjeve të energjisë elektrike ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.
Kontrata, e formalizuar më 24 gusht, i është besuar bashkimit të dy kompanive norvegjeze me seli në Oslo: Nord Pool AS, me një pjesëmarrje prej 85%, dhe Nord Pool European Market Coupling Operator AS, me 15% të mbetur. Vlera e rënë dakord qëndron nën fondin limit të përcaktuar fillimisht prej 300 milionë lekësh.
Objekti i kontratës përfshin ofrimin e platformave për mbështetjen e tregjeve të ditës në avancë dhe brenda së njëjtës ditë, si dhe integrimin e ALPEX me tregjet evropiane. Ndër elementet kryesore përfshihen licencat, mirëmbajtja dhe aksesi në zgjidhjet për bashkimin evropian të tregjeve SDAC dhe SIDC.
Sipas afateve të parashikuara, platformat duhet të dorëzohen në ambientin e testimit brenda 127 ditëve nga hyrja në fuqi e kontratës, ndërsa implementimi funksional pritet të përfundojë brenda 176 ditëve. Integrimi me SDAC është planifikuar për vitet 2027-2028, ndërsa ai me SIDC parashikohet të realizohet gjatë gjysmës së parë të vitit 2029.
Foto: Rafael Minguet Delgado / Pexels

Leave a Reply