Deklaratat e bëra nga Edi Rama gjatë periudhës së tij në opozitë po vijnë sot në kundërshtim të hapur me mënyrën se si ai ushtron pushtetin. Në atë kohë, Rama kishte premtuar publikisht tre parime themelore që do të udhëhiqnin qeverisjen e tij: të mos u tregonte gënjeshtra qytetarëve, të mos merrej me opozitën duke e fajësuar atë për problemet e vendit dhe të respektonte pavarësinë e institucioneve që nuk varen nga kryeministri.
“Së pari nuk do t’i tregoj njerëzve përralla. Së dyti do të merrem me qeverisjen e punëve të vendit dhe nuk do t’u them njerëzve se opozita e ka fajin për çdo gjë që këtu nuk funksionon. Së treti do të lë në punën e tyre pushtetet që nuk varen nga kryeministri”, kishte deklaruar Rama.
Pas 13 vitesh në krye të qeverisë, këto premtime duken të harruara. Ndërkohë, qytetarët kanë dalë prej tre muajsh në rrugë, duke kërkuar dorëheqjen e pakushtëzuar të kryeministrit, të cilin e akuzojnë për korrupsion dhe keqadministrim të vendit.
Foto: Jon Tyson / Unsplash

Leave a Reply