“Jep dorëheqjen dhe arresto Balluku & CO”/ I moshuari thirrje Ramës: Ruhu nga mallkimi i pensionistëve që nuk kanë para të jetojnë e kurohen

Gjatë protestës së 91-të, tribunën e zuri një qytetar i moshuar, i cili u drejtua me fjalë të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Para turmës së protestuesve, ai akuzoi kreun e qeverisë se i shpërfill vazhdimisht kërkesat e qytetarëve dhe kërkoi hapur dorëheqjen e tij, duke shtuar se ata që kanë keqpërdorur detyrën duhet të përballen me drejtësinë. “Rama nuk reagon dhe i injoron kërkesat tona. Ne i duam hajdutët në burg, ai i liron. Shqipëria nuk është e Ramës dhe Berishës, por e djemve dhe vajzave tona”, u shpreh ai me zë të lartë. I moshuari u ndal gjithashtu tek nevoja për t’u hapur hapësirë brezave të rinj dhe kërkoi hetimin e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, së bashku me persona të tjerë që ai i konsideroi bashkëpunëtorë. Një vend të veçantë në fjalimin e tij zunë pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuara, duke iu drejtuar drejtpërdrejt kryeministrit: “Ruhu nga mallkimi i pensionistëve që nuk kanë para për t’u kuruar dhe për të jetuar. Bëj diçka për invalidët”. Ai e mbyll ndërhyrjen e tij duke prekur edhe çështjen e Çamërisë, si dhe nevojën për të sfiduar patronazhistët.

Foto: Joaquin Arenas / Unsplash

Kursi i këmbimit

auto
USD79.27 L
EUR92.28 L
Përditësuar: 28.08.2026 · Burimi: Banka e Shqipërisë

Sport

auto
• Manchester City është përfshirë në bisedime me Liverpulin për transferimin e sulmuesit holandez Gakpo, i cili e preferon Cityn nëse largohet nga Anfield.

• Newcastle United fitoi 2-0 ndaj Tottenham Hotspur me golat e Anthony Elangës dhe Yoanne Wissës në pjesën e dytë, duke i dhënë menaxherit Matthias Jaissle fitoren e tij të parë në Premier League.

• Ish-kapiteni Nasser Hussain kritikoi vendimin për të ndërprerë ndeshjen një orë më herët në ditën e tretë të testit të dytë të Anglisë kundër Pakistanit për shkak të reshjeve.
Përditësuar: 29.08.2026

Sot në histori

auto

2003 – Sayed Ayatollahu Mohammed Baqir al-Hakim, lider i myslimanëve Shia në Irak, u vra në një sulm terrorist me bombë, së bashku me afërsisht 100 adhurues ndërsa po largoheshin nga një xhami në Najaf.

1975 – El Tacnazo: Francisco Morales Bermúdez, Kryeministri i Perusë, kryen një grusht shteti në qytetin e Tacna, duke detyruar Presidentin në detyrë të Perusë, Juan Velasco Alvarado, të dorëheqet dhe duke marrë vendin e tij si Presidenti i ri.

Video e ditës

auto
La Tomatina 2026: mijëra e kthejnë qytetin spanjoll të kuq në luftën vjetore me domate
Përditësuar: 27.08.2026 · Burimi: Euronews No Comment

Foto e ditës

auto
Autori: PantheraLeo1359531 · Fotografie dreier Stühle an der Fensterwand, die nicht in Gebrauch sind.

Leave a Reply

Discover more from

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading