Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se portofoli i obligacioneve me ofertë private arriti në fund të vitit 2025 në 39.1 miliardë lekë, ose rreth 404 milionë euro. Krahasuar me një vit më parë, kjo vlerë është rritur me 10.7 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 38%. Duke përfshirë edhe obligacionin e parë me ofertë publike, të emetuar në vitin 2023 nga institucioni financiar NOA, vlera totale e titujve të borxhit të korporatave ka arritur në rreth 39.6 miliardë lekë.
Aktualisht, në treg operojnë 12 emetues aktivë, ndër të cilët 7 banka, 3 institucione financiare jobanka dhe 2 shoqëri tregtare. Gjatë vitit 2025, AMF regjistroi 10 akt-oferta të përgatitura nga 4 banka emetuese. Bankat i kanë përdorur këto instrumente kryesisht për të përmbushur kërkesat rregullatore për kapital, një praktikë që u intensifikua pas vitit 2019, me zbatimin e shtesave makroprudenciale. Yield-et e ofruara variojnë ndjeshëm: nga rreth 4% për obligacionet në euro të bankave tregtare, deri në 13-14% për ato të institucioneve të mikrofinancës, duke reflektuar nivele të ndryshme rreziku. Meqenëse bëhet fjalë për oferta private, këto instrumente nuk promovohen publikisht dhe aksesi i investitorëve realizohet vetëm nëpërmjet kontaktit të dre
Foto: Ibrahim Rifath / Unsplash

Leave a Reply