Dermatologët po paralajmërojnë konsumatorët që t’i lajnë rrobat e reja para se t’i veshin për herë të parë, edhe kur ato duken vizualisht të pastra. Sipas ekspertëve, gjatë procesit të prodhimit dhe shpërndarjes, veshjet ekspozohen ndaj një sërë kimikatesh dhe kontakteve të shumta njerëzore, duke i bërë potencialisht të rrezikshme për lëkurën.
Ndër shqetësimet kryesore renditen ngjyruesit kimikë të përdorur në pëlhurat sintetike, si poliesteri dhe najloni. Kontakti i zgjatur me lëkurën, i kombinuar me djersën dhe fërkimin, mund të çlirojë këto substanca dhe të provokojë dermatit alergjik, i cili shfaqet me skuqje, kruarje dhe irritim. Studimet kanë identifikuar gjithashtu përbërës si quinoline dhe benzotiazolat, substanca të lidhura me efekte të mundshme negative për shëndetin.
Higjiena paraqet një tjetër argument të rëndësishëm. Nga fabrika deri te rafti i dyqanit, një veshje kalon nëpër ambiente të ndryshme dhe preket nga duar të shumta. Edhe blerjet online nuk garantojnë që produkti nuk është kthyer më parë nga klientë të tjerë.
Ekspertët rekomandojnë larjen sipas udhëzimeve të etiketës, me ujë të ftohtë dhe detergjent të butë, duke veçuar veshjet me ngjyra të forta. Edhe pse larja nuk eliminon plotësisht kimikatet, ajo ul ndjeshëm rrezikun e irritimeve të lëk
Foto: Annie Spratt / Unsplash

Leave a Reply