Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se kredia e re për ekonominë vijoi trendin pozitiv edhe në korrik, duke arritur vlerën e 38.2 miliardë lekëve, çka përfaqëson një rritje prej 32% në terma vjetorë. Kjo ecuri konfirmon se kreditimi po kalon vitin e gjashtë radhazi në rritje.
Për periudhën shtatëmujore janar-korrik, kredia e re totale arriti në 261.1 miliardë lekë, duke u zgjeruar me 12.6% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës. Një tipar dallues i vitit 2026 është balancimi relativisht i barabartë i rritjes mes bizneseve dhe individëve.
Ndërmarrjet private përfituan kredi të reja në vlerën e 19.1 miliardë lekëve vetëm në korrik, me rritje 26.7% vit mbi vit, ndërsa shuma kumulativë shtatëmujore arriti 172.9 miliardë lekë, 14.3% më shumë krahasuar me periudhën përkatëse të vitit të kaluar. Huadhënia në lekë po kryeson portofolin e kredisë së re për bizneset për të dytin vit radhazi.
Individët morën kredi të reja prej 13.9 miliardë lekësh në korrik, me rritje vjetore prej 41.8%, duke çuar totalin shtatëmujor në 87.3 miliardë lekë. Huamarrja në monedhën vendase mbizotëron, duke përfaqësuar rreth 87% të disbursimeve.
Portofoli total i kredisë kaloi
Foto: Markus Winkler / Unsplash

Leave a Reply