Shqiptarët shohin më pak në Europë TV dhe video online, interes vetëm për lojëra e lajme

Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë se Shqipëria renditet ndër vendet europiane me nivelin më të ulët të konsumit kulturor dixhital. Vetëm 49.91% e përdoruesve shqiptarë të internetit shikonin televizion ose video online në vitin 2024, krahasuar me mesataren e Bashkimit Europian prej 78.75%. Brenda Europës, vetëm Rumania kishte një nivel më të ulët, me 43.99%, ndërsa vende si Holanda dhe Finlanda i afroheshin 96%. Hendeku me vendet e Ballkanit Perëndimor është gjithashtu i dukshëm: Mali i Zi regjistron 81.92% dhe Kosova 80.02%.

Diferenca ngushtohet disi në rastin e leximit të lajmeve online. Në vitin 2025, 73.27% e përdoruesve shqiptarë lexonin media dixhitale, pak mbi mesataren e BE-së prej 70.81%, megjithëse vendet e rajonit si Serbia dhe Mali i Zi qëndrojnë dukshëm më lart.

Për dëgjimin e muzikës në internet, Shqipëria shënon 54.26% kundrejt 64.97% sa është mesatarja europiane, ndërsa për lojërat dixhitale diferenca me BE-në është më e vogël, 28.05% krahasuar me 33.70%. Këto të dhëna bazohen në anketën vjetore të Eurostat dhe përfshijnë personat e moshës 16 deri në 74 vjeç.

Foto: Amin Zabardast / Unsplash

Kursi i këmbimit

auto
USD79.23 L
EUR92.25 L
Përditësuar: 27.08.2026 · Burimi: Banka e Shqipërisë

Sport

auto
• Derek McInnes përballet me kritika në Rangers pas eliminimit nga Conference League.

• Bayern Munich fillon mbrojtjen e titullit të Bundesligës si favoritë të mëdha për fitimin.

• Moses Itauma do të përballet me Filip Hrgovic të shtunën në një ndeshje për titullin botëror në kategorinë e rëndë.
Përditësuar: 28.08.2026

Sot në histori

auto

1996 – Mbrojtësi federal i Chicagos, David Dellinger, aktivisti kundër luftës Bradford Lyttle, historiani i Lëvizjes për të Drejtat Civile Randy Kryn, dhe tetë të tjerë arrestohen nga Shërbimi Federal Mbrojtës ndërsa protestojnë në një demonstratë në Ndërtesën Federale Kluczynski në qendrën e Chicagos gjatë Konventës Demokratike Kombëtare të atij viti.

1998 – Lufta e Dytë e Kongos: Forcat lojaliste, të mbështetura nga forcat angolane dhe zimbabiane, pengojnë ofensivën e RCD dhe ruandeze në Kinshasa.

Video e ditës

auto
La Tomatina 2026: mijëra e kthejnë qytetin spanjoll të kuq në luftën vjetore me domate
Përditësuar: 27.08.2026 · Burimi: Euronews No Comment

Foto e ditës

auto
Autori: Annatsach · Cyclopean walls of Mycenae (from a distance)

Leave a Reply

Discover more from

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading