Qytetet më të “shkreta”, Korça ka mbi 80% të territorit pa banorë, Durrësi vetëm 20,6%

Mbi 80% e territorit të Qarkut të Korçës rezulton pa popullsi banuese në rrjetin standard territorial 1 kilometër katror, niveli më i lartë në vend. Pas Korçës renditen Gjirokastra me 77,5%, Vlora me 71,4% dhe Kukësi me 70,7%, duke treguar shkallën e lartë të përqendrimit të popullsisë në një pjesë të kufizuar të territorit.

Të dhënat publikohen në Raportin Përfundimtar të Reformës Administrativo-Territoriale 2.0 dhe bazohen në Censin 2023 dhe në shpërndarjen e popullsisë në rrjetin standard europian 1×1 km.

Në Qarkun e Shkodrës, 67,2% e territorit rezulton pa banorë, në Dibër 62,3% dhe në Berat 60,8%. Lezha dhe Elbasani janë pranë mesatares kombëtare, me përkatësisht 54,3% dhe 53,6%.

Në kahun tjetër, përqendrimi më i madh i popullsisë në territor vërehet në Durrës, ku vetëm 20,6% e sipërfaqes rezulton pa banorë. Fieri ka 39,9% territor bosh, ndërsa Qarku i Tiranës 43,7%.

Raporti vlerëson se mesatarisht rreth 57% e territorit të bashkive shqiptare nuk ka popullsi në qelizat 1 km katror. Kjo tregon se popullsia e vendit nuk është shpërndarë në mënyrë uniforme, por është e përqendruar në qytete, fusha, lugina dhe korridore të caktuara banimi.

Dallimi është veçanërisht i fortë në qarqet malore dhe në juglindje. Korça, megjithëse ka një nga qendrat urbane më të konsoliduara të vendit, ka një territor të gjerë ku popullsia është e rrallë ose mungon.

E njëjta dukuri shihet në Gjirokastër, Kukës dhe në pjesë të Qarkut të Vlorës.

Kjo strukturë ka rëndësi të drejtpërdrejtë për reformën territoriale. Një bashki ose qark mund të ketë një qendër urbane relativisht të dendur, por njëkohësisht të administrojë sipërfaqe të mëdha me shumë pak banorë.

Në këto zona, kostot për rrugët, transportin, shërbimet sociale, emergjencat dhe administrimin për banor mund të jenë dukshëm më të larta.

Raporti nënvizon pikërisht këtë problem kur shpjegon se dendësia tradicionale popullsi për kilometër katror nuk mjafton për të kuptuar mënyrën se si banohet realisht territori.

Për këtë arsye, analiza plotësohet me dendësinë e perceptuar dhe me tregues të përqendrimit hapësinor të popullsisë./ B.Hoxha

Burimi: Ministria e Financave

Kursi i këmbimit

auto
USD79.27 L
EUR92.28 L
Përditësuar: 28.08.2026 · Burimi: Banka e Shqipërisë

Sport

auto
• Liverpool po përfundon marrëveshjen për të nënshkruar sulmuesin Bradley Barcola nga PSG.

• Lando Norris zgjati kontratën e tij me McLaren deri në fund të vitit 2030.

• Nottingham Forest bën një ofertë 40 milionë paundesh për mesfushoren e ri të Evertonit Harrison Armstrong.
Përditësuar: 29.08.2026

Sot në histori

auto

2003 – Sayed Ayatollahu Mohammed Baqir al-Hakim, lider i myslimanëve Shia në Irak, u vra në një sulm terrorist me bombë, së bashku me afërsisht 100 adhurues ndërsa po largoheshin nga një xhami në Najaf.

1975 – El Tacnazo: Francisco Morales Bermúdez, Kryeministri i Perusë, kryen një grusht shteti në qytetin e Tacna, duke detyruar Presidentin në detyrë të Perusë, Juan Velasco Alvarado, të dorëheqet dhe duke marrë vendin e tij si Presidenti i ri.

Video e ditës

auto
La Tomatina 2026: mijëra e kthejnë qytetin spanjoll të kuq në luftën vjetore me domate
Përditësuar: 27.08.2026 · Burimi: Euronews No Comment

Foto e ditës

auto
Autori: PantheraLeo1359531 · Fotografie dreier Stühle an der Fensterwand, die nicht in Gebrauch sind.

Leave a Reply

Discover more from

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading