Njohja e kualifikimeve profesionale të BE-së, gati drafti, do të zbatohet nga dita e anëtarësimit

Ministria e Arsimit ka hapur për konsultim publik një projektligj që synon të harmonizojë legjislacionin shqiptar me direktivat europiane për njohjen e kualifikimeve profesionale. Nismës i nënshtrohen profesionistët e kualifikuar në Bashkimin Europian, Zonën Ekonomike Europiane dhe Zvicër, por edhe shqiptarët që kërkojnë të ushtrojnë profesionin në këto vende.

Drafti parashikon tre mekanizma njohje: sistemin e përgjithshëm, njohjen automatike bazuar në përvojën profesionale dhe njohjen automatike për profesionet sektoriale. Ndër të fundit përfshihen mjekët, infermierët, stomatologët, farmacistët, veterinerët, mamitë dhe arkitektët.

Për profesionet që nuk plotësojnë kriteret e njohjes automatike, autoritetet mund të kërkojnë masa kompensuese, si periudhë përshtatjeje deri në tre vjet ose test përshtatshmërie. Profesionistit i njihet e drejta të zgjedhë ndërmjet alternativave.

Projektligji vendos afate të qarta administrative dhe hap rrugën për përdorimin e Kartës Profesionale Europiane, si alternativë ndaj procedurave tradicionale. Njohja e kualifikimit nuk heq detyrimin e njohjes së gjuhës shqipe, por kontrolli gjuhësor duhet të jetë i justifikuar dhe proporcional.

Ligji do të hyjë në fuqi ditën e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, ndaj as efektet buxhetore nuk parashikohen të jenë të menjëhershme.

Kursi i këmbimit

auto
USD79.27 L
EUR92.28 L
Përditësuar: 28.08.2026 · Burimi: Banka e Shqipërisë

Sport

auto
• Liverpool po përfundon marrëveshjen për të nënshkruar sulmuesin Bradley Barcola nga PSG.

• Lando Norris zgjati kontratën e tij me McLaren deri në fund të vitit 2030.

• Nottingham Forest bën një ofertë 40 milionë paundesh për mesfushoren e ri të Evertonit Harrison Armstrong.
Përditësuar: 29.08.2026

Sot në histori

auto

2003 – Sayed Ayatollahu Mohammed Baqir al-Hakim, lider i myslimanëve Shia në Irak, u vra në një sulm terrorist me bombë, së bashku me afërsisht 100 adhurues ndërsa po largoheshin nga një xhami në Najaf.

1975 – El Tacnazo: Francisco Morales Bermúdez, Kryeministri i Perusë, kryen një grusht shteti në qytetin e Tacna, duke detyruar Presidentin në detyrë të Perusë, Juan Velasco Alvarado, të dorëheqet dhe duke marrë vendin e tij si Presidenti i ri.

Video e ditës

auto
La Tomatina 2026: mijëra e kthejnë qytetin spanjoll të kuq në luftën vjetore me domate
Përditësuar: 27.08.2026 · Burimi: Euronews No Comment

Foto e ditës

auto
Autori: PantheraLeo1359531 · Fotografie dreier Stühle an der Fensterwand, die nicht in Gebrauch sind.

Leave a Reply

Discover more from

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading