Në Shqipëri vijnë aziatikët për të punuar, kurse Italia po merr punonjësit shqiptarë të tekstileve

Prej disa javësh, njoftime për rekrutimin e rrobaqepëseve shqiptare për t’u punësuar në fabrika veshjesh në Itali kanë filluar të shfaqen në platformat online të agjencive të ndërmjetësimit të punësimit. Ofertat parashikojnë kontratë pune sipas legjislacionit italian, pagë neto nga 1,300 euro në muaj, 13 paga vjetore, pushime të paguara dhe akomodim të siguruar nga punëdhënësi. Kërkohet të paktën një vit eksperiencë në sektorin fason shqiptar dhe grupmoshë nga 20 deri në 50 vjeç. Pozicionet vijnë nga fabrika në Pisa, Bergamo dhe Perugia.

Ky fenomen ndodh ndërkohë që industria italiane e tekstilit përballet me mungesë të ndjeshme fuqie punëtore. Të dhënat e Unioncamere tregojnë se vështirësia për gjetjen e punonjësve në sektorin e tekstileve dhe veshjeve arrin në 56.2%, ndërsa për tremujorin korrik–shtator 2026 parashikohen rreth 20 mijë pozicione të reja.

Situata krijon shqetësim për industrinë fason shqiptare, e cila prej vitesh vuan nga mungesa e fuqisë punëtore vendase, rënia e kontratave, forcimi i lekut dhe rritja e kostove. Sipas ProEksport Albania, gjatë vitit 2025 sektori humbi rreth 12 mijë vende pune, ndërsa eksportet e tekstileve dhe këpucëve shënojnë rënie për katër vjet radhazi.

Foto: Kat Ya / Unsplash

Kursi i këmbimit

auto
USD79.27 L
EUR92.28 L
Përditësuar: 28.08.2026 · Burimi: Banka e Shqipërisë

Sport

auto
• Liverpool po përfundon marrëveshjen për të nënshkruar sulmuesin Bradley Barcola nga PSG.

• Lando Norris zgjati kontratën e tij me McLaren deri në fund të vitit 2030.

• Nottingham Forest bën një ofertë 40 milionë paundesh për mesfushoren e ri të Evertonit Harrison Armstrong.
Përditësuar: 29.08.2026

Sot në histori

auto

2003 – Sayed Ayatollahu Mohammed Baqir al-Hakim, lider i myslimanëve Shia në Irak, u vra në një sulm terrorist me bombë, së bashku me afërsisht 100 adhurues ndërsa po largoheshin nga një xhami në Najaf.

1975 – El Tacnazo: Francisco Morales Bermúdez, Kryeministri i Perusë, kryen një grusht shteti në qytetin e Tacna, duke detyruar Presidentin në detyrë të Perusë, Juan Velasco Alvarado, të dorëheqet dhe duke marrë vendin e tij si Presidenti i ri.

Video e ditës

auto
La Tomatina 2026: mijëra e kthejnë qytetin spanjoll të kuq në luftën vjetore me domate
Përditësuar: 27.08.2026 · Burimi: Euronews No Comment

Foto e ditës

auto
Autori: PantheraLeo1359531 · Fotografie dreier Stühle an der Fensterwand, die nicht in Gebrauch sind.

Leave a Reply

Discover more from

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading