Yield-i i bonove 12-mujore shënoi rritje të re në ankandin e dytë të gushtit, duke arritur nivelin më të lartë prej gati dy vitesh. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se yield-i mesatar i ponderuar u ngjit në 2.83%, nga 2.75% sa ishte në ankandin paraardhës, duke tejkaluar normën bazë të interesit me 0.33 pikë përqindjeje — një nivel i paparë që nga nëntori i vitit 2024.
Edhe ky ankand u karakterizua nga kërkesë e pamjaftueshme. Ministria e Financave kishte shpallur financim prej 7.3 miliardë lekësh, por kërkesa totale e tregut arriti vetëm në 7.06 miliardë lekë. Për të frenuar rritjen e mëtejshme të yield-it, Ministria zbriti shumën e emetuar në 6.36 miliardë lekë. Yield-i maksimal i pranuar u vendos në 2.95%, ndërkohë që tregu kërkonte deri në 3%. Ky ishte ankandi i tretë radhazi ku objektivi i financimit nuk u plotësua.
Ekspertët e lidhin këtë tendencë rritëse me çekuilibrin mes kërkesës dhe ofertës, rënien e investimeve bankare në titujt qeveritarë dhe pritjet për rritje të normave të interesit, të ushqyera nga inflacioni i vazhdueshëm. Rritja e yield-eve prek drejtpërdrejt koston e kredisë për sektorin privat, pasi bonot 12-mujore shërbejnë si tregues kryesor për çmimin e huave me interes të n
Foto: Tyler Prahm / Unsplash

Leave a Reply