Çmimi i Madh i Holandës nuk solli gëzim për Ferrarin, teksa Sharl Lëklerk dhe Luis Hamilton arritën të zinin vetëm vendet e katërt dhe të pestë në klassifikim. Skuadra nga Maranello humbi çdo shans për të luftuar për podiumin, ndërsa vendimmarrja strategjike gjatë garës nxiti reagime të forta nga piloti britanik.
Hamilton shprehu hapur pakënaqësinë e tij, duke theksuar se gomat e forta po jepnin rezultate të mira dhe se ai ishte aty për të fituar, jo për të ndjekur urdhra. Britaniku nuk u ndal vetëm tek strategjia, por vuri në dukje edhe mënyrën si zbatohen urdhrat brenda skuadrës, duke krahasuar Ferrarin me ish-ekipin e tij. Sipas tij, te Mercedesi gjërat funksiononin ndryshe dhe me më shumë disiplinë.
Deklaratat e tij zbulojnë tensione në rritje brenda garderobës së kuqe, duke shtuar presionin mbi menaxhimin e ekipit. Sytë tani kthehen nga Monza, pistë historike dhe shtëpia e dytë e Ferrarit, ku priten përforcimet teknike. Megjithatë, skuadra duhet të zgjidhë jo vetëm çështjet e makinës, por edhe fërkimet e brendshme që po rrezikojnë kohezionin e saj.
Foto: Clément Delacre / Unsplash

Leave a Reply