Shqipëria dhe Britania firmosin marrëveshjen e parë në rajon për pasuritë e konfiskuara

Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar kanë nënshkruar marrëveshjen e parë në Ballkanin Perëndimor për ndarjen e pasurive të rikuperuara nga krimi, duke nisur me rreth 54,000 paund asete të lidhura me një çështje penale për trafik droge.

Nw njw njoftim pwr shtyp u bw e ditur se shuma do të ndahet në mënyrë të barabartë mes qeverisë britanike dhe Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara të Shqipërisë. Marrëveshja u finalizua dhe u nënshkrua në Mbretërinë e Bashkuar më 6 gusht 2026, pasi ishte prezantuar në një ceremoni në Tiranë më 13 korrik.

Marrëveshja lidhet me një çështje penale të përfunduar për komplot për furnizimin me kanabis të grupeve të krimit të organizuar në Angli dhe Uells. Autoritetet britanike dhe shqiptare bashkëpunuan për identifikimin dhe rikuperimin e të ardhurave nga krimi që ndodheshin në Shqipëri.

Sipas marrëveshjes, të ardhurat e rikuperuara do të ndahen përgjysmë mes dy vendeve. Pasuritë e sekuestruara mund të riinvestohen për qëllime sociale në Shqipëri dhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Marrëveshja është e para e këtij lloji në Ballkanin Perëndimor dhe përfshin bashkëpunimin mes Home Office, Agjencisë Kombëtare të Krimit të Mbretërisë së Bashkuar, Shërbimit të Prokurorisë së Kurorës dhe AAPSK-së.

Bashkëpunimi mes dy vendeve është fokusuar edhe te hetimi i pastrimit të parave dhe përdorimi i kriptomonedhave nga rrjetet kriminale. Mbretëria e Bashkuar ka ofruar softuer dhe trajnime për autoritetet shqiptare dhe në vitin 2025 udhëhoqi aktivitetin e Procesit të Berlinit për financat e paligjshme, me fokus rikuperimin e pasurive në Ballkanin Perëndimor.

Shkalla e pasurive të sekuestruara në Shqipëri është rritur ndjeshëm. Në pjesën e parë të vitit 2025, vlera e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara tejkaloi 58 milionë euro, duke përfshirë më shumë se 1,000 sekuestrime të pasurive të paluajtshme, sipas njoftimit.

Marrëveshja krijon mekanizmin që pasuritë e rikuperuara në çështje të përbashkëta penale të ndahen mes dy vendeve, duke zgjeruar bashkëpunimin dypalësh nga hetimi dhe sekuestrimi drejt shpërndarjes së të ardhurave të konfiskuara.

Kursi i këmbimit

auto
USD79.23 L
EUR92.25 L
Përditësuar: 27.08.2026 · Burimi: Banka e Shqipërisë

Sport

auto
• Derek McInnes përballet me kritika në Rangers pas eliminimit nga Conference League.

• Bayern Munich fillon mbrojtjen e titullit të Bundesligës si favoritë të mëdha për fitimin.

• Moses Itauma do të përballet me Filip Hrgovic të shtunën në një ndeshje për titullin botëror në kategorinë e rëndë.
Përditësuar: 28.08.2026

Sot në histori

auto

1996 – Mbrojtësi federal i Chicagos, David Dellinger, aktivisti kundër luftës Bradford Lyttle, historiani i Lëvizjes për të Drejtat Civile Randy Kryn, dhe tetë të tjerë arrestohen nga Shërbimi Federal Mbrojtës ndërsa protestojnë në një demonstratë në Ndërtesën Federale Kluczynski në qendrën e Chicagos gjatë Konventës Demokratike Kombëtare të atij viti.

1998 – Lufta e Dytë e Kongos: Forcat lojaliste, të mbështetura nga forcat angolane dhe zimbabiane, pengojnë ofensivën e RCD dhe ruandeze në Kinshasa.

Video e ditës

auto
La Tomatina 2026: mijëra e kthejnë qytetin spanjoll të kuq në luftën vjetore me domate
Përditësuar: 27.08.2026 · Burimi: Euronews No Comment

Foto e ditës

auto
Autori: Annatsach · Cyclopean walls of Mycenae (from a distance)

Leave a Reply

Discover more from

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading