Megjithëse bujqësia përbën rreth 15% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të Shqipërisë — një ndër peshat më të larta në Europë dhe shumëfish mbi mesataren e Bashkimit Europian prej rreth 2% — konsumatori shqiptar vazhdon të paguajë çmimet më të larta ushqimore në rajon. Të dhënat e Eurostat për vitin 2025 tregojnë se indeksi i nivelit të çmimeve për ushqimet dhe pijet joalkoolike në Shqipëri arrin në 103.8, duke e vendosur vendin 3.8% mbi mesataren europiane dhe qartësisht përpara çdo fqinji. Serbia, e dyta në rajon, ka indeksin 97.1, ndërsa Maqedonia e Veriut regjistron vetëm 74.8.
Diferencat janë veçanërisht të theksuara te qumështi, bulmetit dhe vezët, ku Shqipëria shënon indeksin 135.6 — mbi 50% më e shtrenjtë se Maqedonia e Veriut. Edhe ushqimet e gatshme, sheqeri dhe pijet joalkoolike renditen mbi mesataren europiane. Paradoksi është i qartë: një ekonomi me bazë të gjerë bujqësore nuk po prodhon çmime më të favorshme për familjet. E vetmja kategori ku Shqipëria rezulton më e lirë relative mbetet duhani — produkt i dëmshëm për shëndetin.
Foto: no one cares / Unsplash

Leave a Reply