Kontrolli i Lartë i Shtetit ka evidentuar efekte negative në vlerën prej rreth 314.9 milionë lekësh, ose mbi 3.2 milionë euro, në buxhetin e shtetit, si rezultat i auditimeve të kryera gjatë periudhës janar-prill 2026. Problematikat e konstatuara lidhen me zbatimin e kontratave publike, administrimin e të ardhurave, pagesat për vendime gjyqësore, si dhe shpenzimet për paga dhe operacione.
Nga shuma totale, 84.3 milionë lekë klasifikohen si dëm ekonomik, ndërsa 230.5 milionë lekë si menaxhim joefektiv i fondeve publike. Pjesa dërrmuese e dëmit ekonomik, rreth 97 për qind e tij, rrjedh nga shkelje të identifikuara gjatë procedurave të prokurimit publik dhe zbatimit të kontratave, duke përfshirë likuidime për punime të pakryera dhe mospërputhje me specifikimet teknike.
Në fushën e të ardhurave, 126.2 milionë lekë lidhen me moszbatim të detyrimeve që burojnë nga lejet mjedisore. Agjencia Kombëtare e Mjedisit dhe degët rajonale përbëjnë burimin kryesor të këtyre mangësive, me 93.6 milionë lekë, ndërsa Universiteti “Aleksandër Moisiu” shënon 32.6 milionë lekë efekte negative në të ardhura.
Gjatë katërmujorshit të parë, KLSH-ja përfundoi 14 auditime në 34 subjekte dhe dha gjithsej 225 rekomandime, nga të cilat 58 me
Foto: Kelly Sikkema / Unsplash

Leave a Reply