Raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit në sektorin bankar shqiptar shënoi rënie gjatë tremujorit të dytë të vitit, duke arritur në 19.73% në fund të muajit qershor, nga 20.44% që ishte tre muaj më parë. Kjo rënie u ndikua nga zgjerimi i kreditimit dhe ulja e lehtë e kapitalit të sektorit. Megjithatë, në terma vjetorë, treguesi është në rritje krahasuar me 19.25%-shin e shënuar në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Vlera e kapitalit rregullator arriti në 235.6 miliardë lekë, me një rënie modeste prej 1.5 miliardë lekësh kundrejt tremujorit të parë. Duke qenë se fitimi i sektorit ka vijuar të rritet, rënia e kapitalit lidhet me shpërndarjen e dividendëve nga banka të caktuara. Në terma vjetorë, kapitali rregullator u rrit me 11%.
Aktivet e ponderuara me koeficientë rreziku mbërritën në 1 194 miliardë lekë, duke shënuar rritje prej 34 miliardësh krahasuar me tremujorin paraardhës dhe 8.3% me bazë vjetore, e mbështetur kryesisht nga ekspansioni i kreditimit privat.
Raporti minimal i mjaftueshmërisë së kapitalit, duke përfshirë shtesa të ndryshme makroprudenciale dhe kundërciklike, arrin aktualisht në 15.5% për të gjitha bankat, ndërsa bankat me rëndësi sistemike, si BKT, Credins, Raiffeisen dhe Intesa Sanpaolo
Foto: Etienne Martin / Unsplash

Leave a Reply