Një mbrëmje e mbushur me emocione shënoi ndeshjet e raundit të dytë të Ligës së Konferencës për skuadrat shqipfolëse dhe ato rajonale.
Shkëndija e Tetovës shkëlqeu duke siguruar kualifikimin në raundin e tretë me një fitore bindëse 3-1 ndaj Bravos sllovene. Megjithëse miqtë kaluan të parët në avantazh përmes Stankoviçit në minutën e 17-të, maqedonasit reaguan me karakter. Autogoli i Jovanit barazoi shifrat, Kryeziu shënoi golin e dytë dhe Gjorgjievski vulosi triumfin në minutën e 88-të. Pas humbjes 2-1 në ndeshjen e parë, Shkëndija avancoi me rezultat të përgjithshëm 4-3.
Fundja ndryshe për Malishevën, e cila u eliminua pas një humbje të rëndë 4-1 ndaj Hibernian. Pavarësisht fitores 2-0 në ndeshjen e parë, skuadra kosovare nuk ia doli t’i rezistonte presionit skocez dhe u largua nga gara.
Dramatike dhe Ballkani, i cili ra pas penalltive ndaj Bohemians. Kosovarët drejtuan me 3-1 dhe dukeshin pranë kualifikimit, por rivalet irlandeze barazuan në minutën e 88-të, duke e çuar sfidën në shtesa e pastaj te penalltitë. Gabimi i Bajram Jashanicës nga pika e bardhë vendosi fatin e ekipit, i cili, njësoj si sezonin e kaluar, i jep lamtumirën Europës nën ngjyrat e tragjedisë.

Leave a Reply