BE investon 2,4 miliardë dollarë për IA-në, në garë me SHBA-në dhe Kinën

Bashkimi Evropian ka njoftuar një plan investimesh prej 10 miliardë eurosh për ngritjen e shtatë qendrave të reja gjigante të inteligjencës artificiale, me qëllim forcimin e pozicionit të bllokut përballë konkurrencës amerikane dhe kineze në këtë sektor jetik. Fondet publike synojnë të nxisin edhe 20 miliardë euro investime private, duke e çuar shumën totale në rreth 30 miliardë euro.

Nënkryetarja ekzekutive e Komisionit Evropian për teknologjinë, Henna Virkkunen, ka theksuar nevojën urgjente për kapacitete më të larta kompjuterike, ndërsa zhvillimi i inteligjencës artificiale po shënon ritme gjithnjë e në rritje. Sipas saj, projekti synon të rrisë pavarësinë teknologjike të Evropës dhe të ulë varësinë nga platformat e huaja, e cila mund të shfrytëzohet si mjet presioni politik apo ekonomik.

Kompanitë e interesuara mund të aplikojnë tashmë për ndërtimin e objekteve të reja, secila prej të cilave do të pajiset me të paktën 100 mijë procesorë të avancuar dhe do të jetë rreth katër herë më e fuqishme se qendrat ekzistuese. Kapaciteti llogaritës i BE-së pritet të dyfishohet, megjithëse blloku vazhdon të mbetet prapa SHBA-së dhe Kinës për shkak të mungesës së komponentëve elektronikë, kostove të larta të energjisë dhe investimeve të pamjaftueshme private.

Kursi i këmbimit

auto
USD81.65 L
EUR93.57 L
Përditësuar: 30.07.2026 · Burimi: Banka e Shqipërisë

Sport

auto
• Konfederata Aziatike e Futbollit shprehet në solidaritet me Uefa dhe Concacaf kundër planit të Fifës për të shitur aksione në garat e saj ndaj investitorëve privatë.

• Franco Baresi, legjenda e AC Milanit dhe e Italisë, vdiq në moshën 66 vjeçare.

• Uefa ka kërcënuar bojkotimin e Kupës së Botës dhe Concacaf ka refuzuar planin e financimit të Gianni Infantinos për Fifën.
Përditësuar: 31.07.2026

Sot në histori

auto

1972 – Përçarjet: Në Operacionin Motorman, Ushtria Britanike rimarr zonat urbane që nuk ishin nën kontrollin e saj në Irlandën e Veriut. Ky është operacioni më i madh ushtarak britanik që nga Kriza e Suezit të vitit 1956, dhe më i madhi në Irlandë që nga Lufta për Pavarësinë Irlandeze. Më vonë atë ditë, nëntë qytetarë të pafajshëm vriten nga bombat me makinë në fshatrat e Claudy.

1941 – Holokaustja: Sipas udhëzimeve të Adolf Hitlerit, zyrtar nazi Hermann Göring i urdhëron Gjeneralit SS Reinhard Heydrich të “paraqesë pranë meje sa më shpejt që të jetë e mundur një plan të përgjithshëm të masave administrative dhe financiare të nevojshme për zbatimin e dëshiruar të Zgjidhjes Përfundimtare të çështjes hebraike.”

Video e ditës

auto
Emigrantët francezë hipin në një varkë të mbingarkuar për në kalimin e Kanalit në Mbretërinë e Bashkuar
Përditësuar: 30.07.2026 · Burimi: Euronews No Comment

Foto e ditës

auto
Autori: Petr Vilgus · Rafting on Dunajec river in Červený Kláštor, Slovakia

Leave a Reply

Discover more from

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading