“‘Revolucioni i Flamingove’ po sfidon Ramën”/ Reportazhi i DW: Protestat në Shqipëri kaluan nga kauza mjedisore në revoltë kundër korrupsionit qeveritar

Protestat e javëve të fundit në Shqipëri kanë zënë vend në faqet e medias ndërkombëtare. Deutsche Welle i ka kushtuar një reportazh të gjerë kësaj lëvizjeje qytetare, duke analizuar si një protestë fillimisht mjedisore u shndërrua në një revoltë të gjerë kundër korrupsionit dhe modelit të qeverisjes në vend.

Shkëndija e gjithçkaje ishte projekti i një resorti luksoz që Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, synon ta ngrejë në zonën e mbrojtur të Nartë-Vjosës, habitat natyror i flamingove dhe dhjetëra specieve të rrezikuara. Por shpejt indinjata qytetare u zgjerua përtej kësaj çështjeje, duke përfshirë pakënaqësi të grumbulluara ndaj klientelizmit, shpërdorimit të pushtetit dhe mungesës së perspektivës, veçanërisht për të rinjtë.

Korrespondenti Miodrag Soric ndalon edhe te pozita e kryeministrit Edi Rama, dobësia e opozitës dhe mungesa e një alternative të qartë politike. Reportazhi trajton gjithashtu tensionin midis zhvillimit ekonomik dhe mbrojtjes së mjedisit, si dhe rolin e mundshëm të Bashkimit Evropian dhe institucioneve të drejtësisë.

DW konstaton se “Revolucioni i Flamingove” ka tejkaluar kufijtë e një proteste mjedisore, duke u bërë simbol i pakënaqësisë ndaj qeverisjes, ndërkohë që mbetet e hapur pyetja nëse kjo valë do të sjellë ndryshime reale politike.

Kursi i këmbimit

auto
USD81.65 L
EUR93.57 L
Përditësuar: 30.07.2026 · Burimi: Banka e Shqipërisë

Sport

auto
• Uefa ka kërcënuar se do të bojkotojë Kupat e Botës në të ardhmen nëse Fifa dhe presidenti i saj Gianni Infantino nuk tërhiqen nga propozimet e tyre për investime.

• Alan Shearer shpreh shqetësim për të ardhmen e Newcastle United pas largimit të trajnerit Eddie Howe.

• Michael Vaughan beson se kapitenësia e Anglisë në kriketin Test mund të jetë pikërisht ajo që i duhet Joe Root-it në këtë fazë të karrierës së tij.
Përditësuar: 30.07.2026

Sot në histori

auto

1971 – Programi Apollo: Në Apollo 15, David Scott dhe James Irwin në Modulin Hënor të Apollo Falcon ulen në Hënë me Rover-in e parë Hënor.

1971 – Një aeroplan Boeing 727 i All Nippon Airways përplaset me një F-86 të Forcës Ajrore Japoneze mbi Morioka, Iwate, Japoni, duke vrarë 162 persona.

Video e ditës

auto
Emigrantët francezë hipin në një varkë të mbingarkuar për në kalimin e Kanalit në Mbretërinë e Bashkuar
Përditësuar: 30.07.2026 · Burimi: Euronews No Comment

Foto e ditës

auto
Autori: Earth Science and Remote Sensing Unit, Lyndon B. Johnson Space Center · View of Earth taken during ISS Expedition 65.

Leave a Reply

Discover more from

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading