Qeveria lehtëson industrinë e mbrojtjes dhe i hap rrugë Fincantieri-t në Pashaliman

Kabineti shqiptar ka miratuar një sërë vendimesh në fushën e mbrojtjes, që prekin si legjislacionin fiskal ashtu edhe bashkëpunimin ushtarak ndërkombëtar.

Ndryshimet e reja në ligjin për TVSH-në synojnë të lehtësojnë procedurat për kompanitë që operojnë brenda industrisë së mbrojtjes, duke hapur rrugën për sjelljen e teknologjive të avancuara ushtarake në vend dhe mbështetjen e fabrikave vendase për prodhimin e pajisjeve ushtarake.

Një vendim tjetër i rëndësishëm lidhet me kantierit detar të Pashalimanit, i cili do të vihet në dispozicion të kompanisë italiane Fincantieri, në kuadër të një sipërmarrjeje të përbashkët me shoqërinë KAYO. Në këtë kantier parashikohet prodhimi i anijeve me gjatësi deri në 82 metra.

Qeveria miratoi gjithashtu angazhimin e Shqipërisë në një mision ndërkombëtar në Gaza, fillimisht me katër oficerë shtabi, ndërkohë që u pranua edhe një vendim lidhur me praninë e Forcave të Armatosura në Letoni.

Kabineti autorizoi shpërblime për zjarrfikësit dhe forcat e mbrojtjes të angazhuara gjatë sezonit të zjarreve, gjatë të cilit u menaxhuan 27 vatra masive me mbi 1.380 efektivë, pesë helikopterë dhe 90 mjete në terren.

Kursi i këmbimit

auto
USD81.65 L
EUR93.57 L
Përditësuar: 30.07.2026 · Burimi: Banka e Shqipërisë

Sport

auto
• Uefa ka kërcënuar se do të bojkotojë Kupat e Botës në të ardhmen nëse Fifa dhe presidenti i saj Gianni Infantino nuk tërhiqen nga propozimet e tyre për investime.

• Alan Shearer shpreh shqetësim për të ardhmen e Newcastle United pas largimit të trajnerit Eddie Howe.

• Michael Vaughan beson se kapitenësia e Anglisë në kriketin Test mund të jetë pikërisht ajo që i duhet Joe Root-it në këtë fazë të karrierës së tij.
Përditësuar: 30.07.2026

Sot në histori

auto

1971 – Programi Apollo: Në Apollo 15, David Scott dhe James Irwin në Modulin Hënor të Apollo Falcon ulen në Hënë me Rover-in e parë Hënor.

1971 – Një aeroplan Boeing 727 i All Nippon Airways përplaset me një F-86 të Forcës Ajrore Japoneze mbi Morioka, Iwate, Japoni, duke vrarë 162 persona.

Video e ditës

auto
Emigrantët francezë hipin në një varkë të mbingarkuar për në kalimin e Kanalit në Mbretërinë e Bashkuar
Përditësuar: 30.07.2026 · Burimi: Euronews No Comment

Foto e ditës

auto
Autori: Earth Science and Remote Sensing Unit, Lyndon B. Johnson Space Center · View of Earth taken during ISS Expedition 65.

Leave a Reply

Discover more from

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading