Regjistrimet e bizneseve të reja në Kosovë kanë shënuar rënie edhe gjatë muajit qershor 2026, duke konfirmuar një tendencë ngadalësimi që po vazhdon prej disa muajsh. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, gjatë këtij muaji janë regjistruar 1.092 ndërmarrje të reja, një ulje prej 1,4 për qind krahasuar me majin 2026 dhe 5,1 për qind më pak se qershori i vitit 2025.
Sektori i tregtisë me shumicë dhe pakicë mbetet aktiviteti më tërheqës për sipërmarrësit, me 242 ndërmarrje të regjistruara, duke përfaqësuar 22,2 për qind të totalit. Pas tregtisë renditen akomodimi dhe shërbimet e ushqimit me 124 ndërmarrje, ndërtimtaria me 121 dhe aktivitetet profesionale e shkencore me 114 ndërmarrje.
Nga pikëpamja e madhësisë, 1.088 nga 1.092 ndërmarrjet e regjistruara janë mikro-biznese me deri në nëntë të punësuar, ndërsa vetëm katër klasifikohen si të vogla. Asnjë ndërmarrje e mesme apo e madhe nuk u regjistrua gjatë muajit. Sa i përket formës ligjore, shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar dominojnë me 78,57 për qind të regjistrimeve.
Gjeografikisht, rajoni i Prishtinës ruan pozitën dominuese me 536 ndërmarrje, ose 49,1 për qind të totalit kombëtar, ndërsa

Leave a Reply