Një studim i fundit i Bankës Botërore tregon se Shqipëria ofron një nga kthimet më të larta të mundshme nga investimet në infrastrukturë në rajon dhe në Europë, pikërisht për shkak të boshllëqeve të thella ekzistuese në sektorët e transportit dhe energjisë.
Sipas raportit “Bazat e infrastrukturës: Nga asetet ekzistuese drejt rritjes së ardhshme”, Shqipëria regjistron një raport eficience prej 4.39 në energji dhe 2.22 në transport. Konkretisht, çdo lek i investuar në energji mund të gjenerojë rreth 4.4 lekë kthim ekonomik, ndërsa në transport ky kthim arrin në rreth 2.2 lekë.
Banka Botërore shpjegon se ky tregues nuk pasqyron një infrastrukturë të zhvilluar, por të kundërtën: ekonomia shqiptare ka vuajtur nga mungesa e saj, duke e bërë çdo investim të ri veçanërisht të vlefshëm. Në vendet me rrjete të konsoliduara rrugore dhe hekurudhore, ndikimi i projekteve të reja mbetet modest.
Krahasimi rajonal e bën tablonë edhe më të qartë. Ndërkohë që Bosnja-Hercegovina ka raport eficience transporti prej 0.77 dhe Bullgaria 0.82, Shqipëria e tejkalon këto vende me gati tre herë. Kroacia, me raport 1.02, mbetet gjithashtu dukshëm më poshtë. Sipas Bankës Botërore, sa më e thellë të jetë mungesa e infrastrukturës, aq më i

Leave a Reply