Prona shkak i konfliktit në Pukë, arrestohen 3 persona dhe procedohen 2 të tjerë

Policia e Pukës ka arrestuar tre persona dhe ka proceduar në gjendje të lirë dy të tjerë, në lidhje me një konflikt të armatosur të ndodhur në fshatin Dedaj. Sherri, i cili dyshohet se ka pasur si shkak një mosmarrëveshje pronësore, ka lënë dy persona të dëmtuar.

Mes të arrestuarve figurojnë I. Sh., 67 vjeç, djali i tij F. Sh., 36 vjeç, dhe G. I., 34 vjeç. Ndërkohë, procedimi në gjendje të lirë është nisur ndaj P. I., 60 vjeç, dhe bashkëshortes së tij F. I., 43 vjeçe, e cila është njëkohësisht motra e G. I. Të gjithë të përfshirët janë banues të fshatit Dedaj.

Sipas hetimeve, gjatë mbrëmjes kur ndodhi incidenti, palët u ndeshën duke përdorur sende të forta dhe mjete prerëse. Si rrjedhojë, I. Sh. dhe G. I. pësuan dëmtime fizike dhe aktualisht po marrin trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Shkodrës, duke qenë jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë operacionit policor u sekuestruan sendet dhe mjetet e dyshuara si të përdorura gjatë konfliktit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.

Kursi i këmbimit

auto
USD81.28 L
EUR93.53 L
Përditësuar: 31.07.2026 · Burimi: Banka e Shqipërisë

Sport

auto
• Mykhailo Mudryk, sulmues i Chelsea-t, mund të luajë përsëri pasi fitoi pjesërisht apelimin kundër ndalimit katërvjeçar për doping.

• Kryeministri Andy Burnham thotë se Gianni Infantino është “njeriu i gabuar” për të drejtuar Fifën.

• Chelsea u dënua me 10 milionë paund nga Federata e Futbollit për shkelje të rregullave në lidhje me pagesa për agjentë midis 2009 dhe 2022.
Përditësuar: 31.07.2026

Sot në histori

auto

1972 – Përçarjet: Në Operacionin Motorman, Ushtria Britanike rimarr zonat urbane që nuk ishin nën kontrollin e saj në Irlandën e Veriut. Ky është operacioni më i madh ushtarak britanik që nga Kriza e Suezit të vitit 1956, dhe më i madhi në Irlandë që nga Lufta për Pavarësinë Irlandeze. Më vonë atë ditë, nëntë qytetarë të pafajshëm vriten nga bombat me makinë në fshatrat e Claudy.

1941 – Holokaustja: Sipas udhëzimeve të Adolf Hitlerit, zyrtar nazi Hermann Göring i urdhëron Gjeneralit SS Reinhard Heydrich të “paraqesë pranë meje sa më shpejt që të jetë e mundur një plan të përgjithshëm të masave administrative dhe financiare të nevojshme për zbatimin e dëshiruar të Zgjidhjes Përfundimtare të çështjes hebraike.”

Video e ditës

auto
Skulpturat gjigante të gjalla e sjellin artin më pranë turmave të Çikagos
Përditësuar: 31.07.2026 · Burimi: Euronews No Comment

Foto e ditës

auto
Autori: Petr Vilgus · Rafting on Dunajec river in Červený Kláštor, Slovakia

Leave a Reply

Discover more from

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading