“Po flisja në telefon me nënën kur kalova mbi centralin bërthamor”/ Çfarë deklaroi para policisë franceze Ermal Beqiri. Pajisjet e dyshimta që iu gjetën

Biznesmeni shqiptar Ermal Beqiri, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK në kuadër të dosjes së “AKSHI-t”, është ndaluar në Francë pas një incidenti ajror të pazakontë. Beqiri, ndaj të cilit GJKKO kishte caktuar masën “arrest në burg” në mungesë, u kap pasi pilotoi një avion të vogël civil mbi zonën e ndaluar ajrore të centralit bërthamor të Penly, në Seine-Maritime.

Sipas mediave franceze, avioni fluturonte në rreth 1.200 metra lartësi, por piloti uli papritur hundën e mjetit duke zbritur nën kufirin e lejuar prej 1.060 metrash mbi këtë objekt strategjik. Forcat Ajrore franceze ndërhynë menjëherë dhe shoqëruan avionin deri në aeroportin e Albertit, ku Beqiri u ndalua dhe u mor në pyetje.

Gjatë kontrollit, autoritetet i gjetën tre pajisje gjurmimi “AirTag” të fshehura në veshjet e tij, duke shtuar dyshimet rreth motiveve të fluturimit. Beqiri pretendoi se kishte gabuar me lartësinë dhe se në momentin kritik po bisedonte me nënën e tij, por shpjegimet u konsideruan të paqarta nga hetuesit. Edhe itinerari i fluturimit, që kalonte nëpër Calais dhe Bretanjë përpara incidentit, ka ngritur pikëpyetje. Beqiri u gjobit me 7.000 euro dhe u dorëzua autoriteteve kompetente, duke pritur fillimin e procedurave të ekstradimit drejt Shqipërisë.

Kursi i këmbimit

auto
USD82.43 L
EUR93.66 L
Përditësuar: 28.07.2026 · Burimi: Banka e Shqipërisë

Sport

auto
• Uefa do të mbajë një mbledhje emergjente këtë javë për të diskutuar propozimet kontroverse të Fifës për shitjen e aksioneve në garat e saj kryesore.

• Yan Diomande ka kaluar shpejt nga një lojtar relativisht i panjohur në prag të bërjes nënshkrim rekord për Real Madridin.

• Reshjet e mëdha të shiut shkaktuan kaos në garat e atletikës në Lojërat e Komonuelthit, por Amy Hunt nga Anglia dha një nga performancat më impresionuese.
Përditësuar: 29.07.2026

Sot në histori

auto

1014 – Luftërat Bizantine-Bullgare: Beteja e Kleidionit: Perandori bizantin Bazili II i inflikon një humbje vendimtare armatës bullgare, dhe trajtimi i tij i mëvonshëm i 15,000 të burgosurve thuhet se shkakton që Tsari Samuil i Bullgarisë të vdesë nga një sulm kardie më pak se tre muaj më vonë, më 6 tetor.

923 – Beteja e Firenzuola: Forcat lombarde nën mbretëreshëm Rudolph II dhe Adalbert I, markiz i Ivre-s, i mundnin Perendorin e shkarkuar Berengar I të Italisë në Firenzuola (Toskana).

Video e ditës

auto
Artistët me tela të lartë ecin me kabllo nëpër luginën Hinnom të Jerusalemit
Përditësuar: 28.07.2026 · Burimi: Euronews No Comment

Foto e ditës

auto
Autori: Ingeborg Simon · Kremna, antike Stadt in Pisidien, Südtürkei, Reste der Basilika

Leave a Reply

Discover more from

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading