Lumenjtë humbasin cilësinë, dy basene zbresin në kategorinë më të ulët të ujërave

Dy nga gjashtë basenet kryesore lumore në Shqipëri rangohen në kategorinë më të ulët të cilësisë së ujërave sipërfaqësore për vitin 2025, sipas Raportit të Gjendjes në Mjedis të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit. Basenet Ishëm-Erzen dhe Seman klasifikohen në Klasën V, “Gjendje e keqe”, ndërsa Shkumbini ka rënë nga “Gjendje e mirë” në “Gjendje e moderuar”.

Situata më kritike evidentohet në basenin Ishëm-Erzen, ku stacionet e monitorimit pranë Tiranës dhe Erzenit regjistrojnë vlera të larta të Nevojës Biokimike për Oksigjen, amoniakut dhe lëndëve ushqyese. Edhe baseni i Semanit shënon përkeqësim krahasuar me vitin 2024, i lidhur kryesisht me ndotjen e lumit Gjanica afër Fierit, ku shkarkimet urbane dhe industriale mbajnë treguesit e cilësisë jashtë normave të lejuara.

Në kontrast me këtë, Vjosa dhe Drini ruajnë gjendjen më të mirë mjedisore, duke u klasifikuar në Klasën II, në përputhje me standardet e Direktivës Kuadër të Bashkimit Evropian për Ujin. Raporti nënvizon se cilësia e ujërave mbetet e kënaqshme në segmentet malore, por përkeqësohet ndjeshëm aty ku lumenjt kalojnë pranë qendrave të banuara, si pasojë e shkarkimeve urbane të patrajtuara dhe presionit nga aktiviteti industrial e bujqësor

Kursi i këmbimit

auto
USD82.16 L
EUR93.61 L
Përditësuar: 29.07.2026 · Burimi: Banka e Shqipërisë

Sport

auto
• Presidenti i Fifës Gianni Infantino planifikon të shesë pjesë të pronësisë të Kupës së Botës.

• Nëse konflikti në Lindjen e Mesme vazhdon, kampionati i Formula 1 në vitin 2026 do të përfundojë në Evropë në vend të Katarit dhe Abu Dhabit.

• Fifa ofron 40 milionë dollarë për shoqatat anëtare që të mbështesin planin e kontestuar të financimit deri më 19 shtator.
Përditësuar: 29.07.2026

Sot në histori

auto

1014 – Luftërat Bizantine-Bullgare: Beteja e Kleidionit: Perandori bizantin Bazili II i inflikon një humbje vendimtare armatës bullgare, dhe trajtimi i tij i mëvonshëm i 15,000 të burgosurve thuhet se shkakton që Tsari Samuil i Bullgarisë të vdesë nga një sulm kardie më pak se tre muaj më vonë, më 6 tetor.

923 – Beteja e Firenzuola: Forcat lombarde nën mbretëreshëm Rudolph II dhe Adalbert I, markiz i Ivre-s, i mundnin Perendorin e shkarkuar Berengar I të Italisë në Firenzuola (Toskana).

Video e ditës

auto
Banorët e Navas del Rey kthehen pas evakuimit të Spanjës nga zjarri
Përditësuar: 29.07.2026 · Burimi: Euronews No Comment

Foto e ditës

auto
Autori: Ingeborg Simon · Kremna, antike Stadt in Pisidien, Südtürkei, Reste der Basilika

Leave a Reply

Discover more from

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading