Të mërkurën u mbajt protesta e 60-të radhazi përpara selisë së kryeministrisë, ku një nga temat qendrore mbeti çështja e dokumentacionit të pronësisë dhe hipotekave. Një nga protestuesit, duke u drejtuar bashkëkombësve, u bëri thirrje të ndalojnë dhe të bashkohen me lëvizjen, duke theksuar se shumë familje vuajnë pasojat e mungesës së dokumenteve ligjore për banesat dhe vilat ku jetojnë.
Ai akuzoi autoritetet se vite me radhë u kanë premtuar qytetarëve rregullimin e hipotekave, por premtimet kanë mbetur pa u realizuar. Sipas tij, ky process është zvarritur pafundësisht, duke lënë mijëra njerëz pa një dokument pronësie të ligjshëm. “Ka vajtur në infinit dhe nuk e jep”, tha ai, duke iu referuar mungesës së vullnetit institucional.
Protestuesi u drejtua gjithashtu komunitetit shqiptar jashtë vendit, duke i bërë thirrje emigrantëve të japin mbështetjen e tyre, duke shmangur ndarjet politike. “Mos e bëni as për të majtën dhe as për të djathtën”, theksoi ai, duke e paraqitur çështjen si problem qytetar dhe jo partiak.

Leave a Reply