Rajoni i Moskës u trondit gjatë natës nga një valë sulmesh me dronë, të cilën autoritetet ruse e kanë cilësuar si më të mëdhen që nga fillimi i konfliktit. Mbi 390 mjete ajrore pa pilot, që Moska i atribuon Ukrainës, u drejtuan drejt kryeqytetit rus.
Kryebashkiaku Sergei Sobyanin njoftoi se pjesa dërrmuese e dronëve u interceptua nga mbrojtja ajrore, duke specifikuar se 81 prej tyre u rrëzuan në afërsi të Moskës. Guvernatori i rajonit, Andrei Vorobyov, pohoi se sulmet shkaktuan dëme materiale në banesa dhe prona të ndryshme, pa regjistruar viktima njerëzore.
Imazhe të shpërndara në rrjetet sociale tregojnë banesa të dëmtuara në qytetin e Çehovit, ku disa apartamente u përfshinë nga zjarri. Burime ukrainase pretendojnë se uzina “Hydrostat Construction” në të njëjtin qytet u godit gjatë sulmit, pretendim që autoritetet ruse nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht.
Paralelisht, mediat ruse raportojnë për një zjarr të madh në qendrën logjistike të kompanisë Wildberries në Kolyedino, që sipas burimeve ka përfshirë mbi 250 mijë metra katrorë. Lidhja e mundshme e këtij incidenti me sulmet me dronë mbetet e pakonfirmuar.
Ngjarja ndodh në prag të takimit të rëndësishëm ndërmjet presidentit ukrainas Zelensky dhe homologut amerikan Trump, ku do të diskutohet mbështet

Leave a Reply