Pavarësisht përmirësimit gradual të tregut të punës në Shqipëri gjatë vitit 2025, mijëra persona me arsim universitar vijojnë të qëndrojnë jashtë tij, edhe pse janë aktivisht në kërkim të një vendi pune. Sipas raportit “Tregu i Punës 2025” të INSTAT, 17.800 të diplomuar rezultojnë të papunë, duke përbërë rreth 16.5% të totalit prej 107.548 personave të papunë në vend.
Ajo që bie në sy është struktura moshore e kësaj kategorie. Mbi gjysma e të papunëve me arsim të lartë, konkretisht rreth 9.700 persona ose afërsisht 55% e tyre, janë nën moshën 30 vjeç. Prej tyre, 5.370 i përkasin grupmoshës 15-24 vjeç dhe 4.323 të tjerë asaj 25-29 vjeç, duke treguar se vështirësia më e madhe qëndron pikërisht në fazën e hyrjes së të rinjve të diplomuar në tregun e punës.
Ekspertët e fushës lidhin këtë fenomen me disa faktorë strukturorë: mospërputhjen midis profileve universitare dhe kërkesës reale të tregut, mungesën e përvojës praktike, pritshmëritë e larta të të diplomuarve për pagë dhe pozicion, si dhe bashkëpunimin ende të pamjaftueshëm midis institucioneve arsimore dhe sektorit privat. Ekonomia shqiptare gjeneron kryesisht vende pune në turizëm, ndërtim dhe shërbime, sektorë që shpesh kërkojnë profile të ndryshme nga ato që ofrojnë

Leave a Reply