Shqipëria vazhdon të regjistrojë nivele të larta të kredive të kontraktuara me huadhënësit ndërkombëtarë, të cilat mbeten ende të patërhequra, duke ngarkuar buxhetin e shtetit me kosto të drejtpërdrejta dhe duke penguar zbatimin e investimeve publike.
Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, në gjysmën e parë të vitit 2026, shuma e borxhit të nënshkruar, por ende të pashfrytëzuar arriti në 1.96 miliardë euro, duke qëndruar afër nivelit rekord të shënuar në fund të vitit 2025. Krahasuar me vitin 2020, kur kjo vlerë ishte rreth 644 milionë euro, shifra aktuale paraqet një trefishim brenda gjashtë vjetëve.
Pjesa dërrmuese e këtij portofoli i takon kreditorëve shumëpalësh, me rreth 1.37 miliardë euro, ndërsa kreditë dypalëshe arrijnë në 592 milionë euro. Institucionet ndërkombëtare si Banka Botërore, BERZH dhe Banka Evropiane e Investimeve aplikojnë komisione angazhimi që variojnë nga 0.15% deri në 0.50% në vit mbi shumat e patërhequra, duke i kushtuar buxhetit shqiptar vlerësimisht 4 deri në 6 milionë euro çdo vit.
Ndërkohë, investimet kapitale gjatë gjashtëmujorit të parë u mbështetën kryesisht nga burimet e brendshme, ndërsa financimi i huaj arriti vetëm 75% të objektivit të plan

Leave a Reply