Japonia u godit sot nga një tërmet me magnitudë 6.5 ballë të shkallës Rihter, sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare. Lëkundjet u regjistruan në ishullin Kyushu, në pjesën jugore të vendit, me epiqendër në një thellësi prej 10 kilometrash, rreth 25 kilometra larg qytetit të Kumamotos.
Autoritetet japoneze kanë nisur menjëherë monitorimin e situatës në zonat e prekura, duke vlerësuar pasojat e mundshme të ngjarjes sizmike. Deri në këtë moment, nuk është raportuar për viktima apo të lënduar, dhe as për dëme të rëndësishme materiale në infrastrukturë apo ndërtesa.
Njëkohësisht, agjencitë kompetente kanë konfirmuar se nuk ekziston asnjë kërcënim nga cunami pas lëkundjeve të regjistruara. Ekipet e specializuara po vazhdojnë punën në terren për të vlerësuar me saktësi gjendjen dhe për të siguruar popullatën lokale. Japonia, vend i njohur për aktivitetin e lartë sizmik, disponon një nga sistemet më të avancuara në botë për menaxhimin e situatave të emergjencës sizmike.

Leave a Reply