Franca dhe Spanja po kalojnë një nga krizat më të rënda të zjarreve pyjore të viteve të fundit, ndërsa temperaturat ekstreme dhe erërat e forta vazhdojnë të nxisin përhapjen e flakëve. Situata është veçanërisht alarmante në jugperëndim të Francës, ku zjarri po i afrohet gjithnjë e më shumë qytetit të Bordeaux. Presidenti Emmanuel Macron mblodhi kabinetit të krizës për të koordinuar reagimin institucional, ndërsa paralajmërimet meteorologjike parashikojnë temperatura deri në 40 gradë Celsius gjatë ditëve në vijim. Kryebashkiaku i Bordeaux njoftoi se flakët ndodhen rreth 15 kilometra larg qytetit, duke saktësuar se nuk është planifikuar ende evakuimi i rreth 850 mijë banorëve, megjithëse dhjetëra mijëra persona janë larguar tashmë nga zonat përreth. Mbi rajonin e Girondës është formuar fenomeni i rrallë “pyrocumulonimbus”, një stuhi e gjeneruar nga vetë zjarri, e cila e bën luftën me flakët pothuajse të pamundur. Deri tani, rreth 42 mijë hektarë pyje janë djegur vetëm në jugperëndim të Francës. Edhe Spanja po përballet me një situatë të ngjashme dramatike, me mbi 77 mijë hektarë të shkrumbuar dhe mbi 90 mijë persona të evakuuar. Në total, mbi 330 mijë njerëz janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre në të dy vendet.
Kursi i këmbimit
autoUSD82.43 L
EUR93.66 L
Përditësuar: 28.07.2026 · Burimi: Banka e Shqipërisë
Sport
auto
• Adam Ramsay-Peaty përpiqet të kthehet në formën e tij më të mirë pas një paraqitjeje të zhgënjyese në Lojërat e Komonuelthit.
• Zinedine Zidane u emërua si trajneri i ri i kombëtares franceze të futbollit.
• Chelsea po kërkon të nënshkruajë kontrata me lojtarë me përvojë si Maxence Lacroix, Jordan Henderson dhe Danny Welbeck.
• Zinedine Zidane u emërua si trajneri i ri i kombëtares franceze të futbollit.
• Chelsea po kërkon të nënshkruajë kontrata me lojtarë me përvojë si Maxence Lacroix, Jordan Henderson dhe Danny Welbeck.
Përditësuar: 28.07.2026
Sot në histori
auto1864 – Lufta Civile Amerikane: Në Betejën e Ezra Church, forcat Konfederate bëjnë një përpjekje të tretë të pasuksesshme nën Gjeneralin John Bell Hood për të parandaluar që forcat e Bashkimit të udhëhequra nga Gjenerali William T. Sherman të afrohen në Atlanta, Xhorxhia.
2011 – Gjatë fluturimit nga Seuli, Koreja e Jugut drejt Shangait, Kinë, fluturimi 991 i Asiana Airlines përjetoi një zjarr në brendësi të hapësirës për kargo. Avioni Boeing 747-400F i transportit të mallrave tentoi të ndryshonte kursin drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Jejut, por ra në det në jug-perëndim të ishullit Jeju, duke shkaktuar vdekjen e të dy anëtarëve të ekuipazhit në bord.
Video e ditës
autoArtistët me tela të lartë ecin me kabllo nëpër luginën Hinnom të Jerusalemit
Përditësuar: 28.07.2026 · Burimi: Euronews No Comment
Më të lexuarat
auto2. Irani ndal sulmet hakmarrëse ndaj aleatëve të SHBA-së/ Kërcënon përshkallëzim rajonal
3. Zjarri në Zvërnec. Banorët dhe pushuesit ndihmojnë zjarrfikësit për shuarjen e flakëve

Leave a Reply