Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur këtë të hënë procedurën e prokurimit për ndërtimin e segmentit Kashar – Nyja Vaqarr, Faza III, e cila përbën një hap të rëndësishëm në realizimin e Bypass-it të Tiranës. Fondi limit i parashikuar për këtë kontratë është rreth 1.5 miliardë lekë, ose afërsisht 16 milionë euro.
Projekti fokusohet në zhvillimin e nyjës së Kasharit, e konceptuar për t’i siguruar akses të drejtpërdrejtë rrjetit autostrador njërës prej zonave me dinamikën më të lartë të zhvillimit industrial dhe tregtar në periferi të kryeqytetit. Aktualisht, automjetet dhe bizneset e kësaj zone mbështeten thuajse tërësisht në rrugët dytësore përgjatë autostradës Tiranë–Durrës, duke shkaktuar ngarkesë të konsiderueshme të trafikut.
Nyja e re është projektuar si interchange i tipit diamant, me dy rrethrrotullime të lidhura nëpërmjet një nënkalimi, duke komunikuar me autostradën përmes rampave dhe me rrjetin lokal rrugor. Zgjidhja teknike është përzgjedhur për të përballuar flukset e pritshme të trafikut dhe për të rritur ndjeshëm kapacitetin e aksesit në zonë.
Bypass-i i Tiranës synon të lidhë Korridorin Adriatiko-Jonian me Korridorin VIII, të lehtësojë trafikun transit nga qendra urbane dhe të përmirësojë lëvizjen e mallrave e pasagjerëve. Projekti është përfshir

Leave a Reply